Siguri

Yahoo merr 610 milionë nga spamerët

Dec 17 2011
0 Shpërndarje
Yahoo merr 610 milionë nga spamerët

Yahoo ka fituar në procesin gjyqësor ndaj spamerëve, vendim që përfshin një dëmshpërblim prej 610 milionë dollarë për Yahoon.

Padia ishte dorëzuar në maj të vitit 2008 kundër një numri të individëve dhe kompanive të cilët akuzoheshin nga Yahoo për mashtrim. Të akuzuarit kishin mashtruar njerëzit me kampanja të ndryshme spam-i që i informonin klientët e Yahoo-s me anë të email se kishin fituar çmime në një lotari jo-ekzistuese të Yahoos. Yahoo supozon se gjatë periudhës Dhjetor 2006 – Maj 2009, të akuzuarit kishin dërguar më shumë se 11.6 milionë të porosive email për lotaritë mashtruese nga Tailanda, Tajvani dhe Nigeria.

Yahoo akuzon mashtruesit se për qëllim kanë patur të bindin pranuesit e email-ëve tu dërgojnë atyre të dhënat personale financiare që mund të përdoreshin për të tërhequr para nga llogaritë e tyre bankare duke përdorur kredit kartelat e tyre dhe aplikime për huamarrje në emër të tyre.

Gjykata ka vendosur që Yahoo duhet të dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë për prishje të imazhit të markës së tyre tregtare, dhe 583 milionë dollarë për dëmtimet e aktit CAN-SPAM.

Megjithatë të akuzuarit nuk janë paraqitur dhe nuk kanë bashkëpunuar me gjykatën gjë që e bën të vështirë zbatimin e dënimit.

 

Lajmet e fundit>