IT Organizate

Yahoo me profit, bien të hyrat

Apr 20 2012
0 Shpërndarje
Yahoo me profit, bien të hyrat

Yahoo ka raportuar profit prej 286 milionë dollarë për çerekun e parë fiskal të këtij viti, një rritje prej 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por të hyrat e përgjithshme të kompanisë kanë shfaqur suksese shumë më modeste.

Yahoo ka pasur të hyra të përgjithshme prej 1.2 miliardë dollarë për çerekun e parë të vitit 2012, një ngritje prej vetëm 1% në krahasim me vitin e kaluar.

Të hyrat nga reklamat janë ngritur për 3% në 470 milionë dollarë, por të hyrat nga reklamat vizuale kanë rënë për 2% në 511 milionë dollarë. Ndërkohë, tregu i reklamave digjitale në SHBA është ngritur për 23% për të njëjtën periudhë sipas eMarketer.

Më herët gjatë këtij muaji, Yahoo kishte larguar rreth 2000 punëtorë që është pothuajse 14% e tërë fuqisë punëtore të kompanisë.

CEO i ri i kompanisë, Scott Thompson, pritet të prezantoj vizionin e tij për ringjalljen e kompanisë në një konferencë për analistët financiarë dhe aksionarët gjatë kësaj jave. /cio.al/

Lajmet e fundit>