IT Organizate

Yahoo largon 2000 punëtorë, kursen 365 milionë dollarë

Apr 5 2012
0 Shpërndarje
Yahoo largon 2000 punëtorë, kursen 365 milionë dollarë

Pas disa javëve të thashethemeve për riorganizimin e kompanisë, Yahoo ka njoftuar dje që kompania do të largoj rreth 2000 punëtorë nga puna.

Yahoo do të filloj të njoftoj punëtorët për largimin dhe “tranzicionin” këtë javë. Kompania pret të kursej rreth 375 milionë dollarë nga këto shkurtime të vendeve të punës. Sipas uebfaqes së tyre, Yahoo kishte rreth 14100 punëtorë me orar të plotë në çerekun e tretë të vitit 2011.

“Veprimet e sotme janë një hap i vështirë dhe i rëndësishëm drejt të ardhmes, një Yahoo më e vogël, më e shkathët, më profitabile dhe më mirë e pajisur për të rinovuar me ritmin që e kërkojnë konsumatorët dhe industria,” deklaroi Scott Thompson, CEO i Yahoo-s. Ai vazhdoi duke deklaruar që “Ne jemi duke intensifikuar tentimet tona në themelet e biznesit dhe ri-shpërndarjen e burimeve në prioritetet tona urgjente.”

Shkurtimet e punëtorëve ishin paralajmëruar para disa muajve. Megjithatë Yahoo nuk njoftoi se cilët sektorë të kompanisë do të kenë shkurtime të forcës punëtore. Gjatë javëve të kaluara, analistët e industrisë deklaruan që Yahoo mund të provoj të reduktoj kostot që të josh blerësit e ri.

Muajve të fundit, Yahoo ka mbetur pas kompanive të mëdha si Google dhe Facebook.

Lajmet e fundit>