Karriere

Yahoo konfirmon largimin e shefes së medias, Mickie Rosen

Jul 23 2013
0 Shpërndarje
Yahoo konfirmon largimin e shefes së medias, Mickie Rosen

yahoo-logoMickie Rosen, që është drejtoreshë e medias globale në Yahoo, që ishte përgjegjëse për vetitë që përfshijnë lajmet në Yahoo News, Sport dhe Financa, do ta lërë ndërmarrjen më 1 shtator, ka zbuluar Yahoo të hënën në një dorëzim tek rregullatori.

Ndryshimi ishte lajmëruar vetëm pak orë pasi Yahoo zbuloi ri-nënshkrimin e tre anëtarëve të bordit: Daniel Loeb, Harry Wilson dhe Michael Wolf, duke e sjell numrin e anëtarëve të bordit në shtatë.

“Drejtorët e mbetur janë të përkushtuar në rishqyrtimin e madhësisë dhe përbërjes së bordit,” tha Yahoo në një deklaratë. Sidoqoftë, dy ngjarjet besohet që mund të mos jenë të lidhura.

Nënshkrimet e anëtarëve të bordit ishin zbuluar së bashku me lajmërimin e Yahoo-s për ri-blerjen e 40 milionë aksioneve të Yahoo, që posedoheshin nga Third Point, në një blerje prej 29.11 dollarë për aksion. Loeb është CEO në Third Point, që ka nominuar Wilson dhe Wolf si anëtarë të bordit të Yahoo-së.

Në një dorëzim të ndarë me Komisionin e Sigurisë dhe për Shkëmbim të SHBA-ve, Yahoo tha që Rosen, që kishte shërbyer si zëvendëse presidente e lartë, në median globale dhe në anën komerciale që nga viti 2011, do të marrë disa përfitime të cekura në marrëveshjen e saj ekzistuese me ndërmarrjen. Një zëdhënëse e Yahoo-së mohoi që të komentojë më tutje në lidhje me largimin e Rosenit ose të ofrojë informacione për një zëvendësim. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>