Business & Management

Yahoo forcon prezencën mobile me blerjen e Alike

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Yahoo forcon prezencën mobile me blerjen e Alike

YahooYahoo po kërkon të forcojë prezencën e saj në hapësirën e rëndësishmë mobile me blerjen e Alike, një aplikacion për zbulimin e vendndodhjes.

Lëvizja vjen kur Yahoo po përballet me presionin për të ecur me kohën dhe ofron produkte mobile për konsumatorët, duke ndjerë se nuk po arrin të konkurojë sic duhet me Google, Facebook dhe rrjete të tjera sociale.

Alike është dizenjuar ti lejojë përdoruesit të fusin një vendndodhje specifike apo njësi biznesi në pajisjen e tyre, dhe pastaj ajo ofron rekomandime për vende/ambjente të tjera që kanë karakteristika të përafërta cilësore me vendin/ambjentin fillestar. Për shembull një person mund të fusëe emrin e një butiku, një kafene në San-Francisco, dhe aplikacioni do ti nxjerë një listë kafesh të ngjashme në Portland, bazuar në një video të postuar në faqen e dyqanit / lokalit.

“Ne besojmë, se informacioni i filtrur, tepër i personalizuar dhe i aksesueshëm në cdo kohë edhe kudo, është ajo cfarë i bën eksperiencat telefonike pjesë të jetës ditore të konsumatorëve” postoi të mërkurën në mëngjes në faqen e Uebit, grupi Alike. “Tek Yahoo kemi gjetur një grup po kaq të entusiasmuar për këtë vision sa ne, dhe janë të gatshëm ta bëjnë reale” thanë ata.

Blerja vjen pas komenteve të bëra kohët e fundit nga Marissa Mayer, CEO e Yahoo, mbi rëndësinë e industrise mobile për të rritur kompaninë. Gjatë paraqitjes së fitimeve të tremujorit të katërt muajin e kaluar, Mayer përmendi ridizenjimet e Flickr iOS dhe Yahoo Mail si hapa pozitivë për kompaninë, por shtoi që ”ka shumë punë për tu bërë akoma.” Në tetor Yahoo bleu Stamped, një aplikacion mobil për regjistrimin dhe ndarjen e rekomandimeve të njerëzve mbi vendet apo gjerat e tyre të preferuara.

Shkalla e zgjerimit te Yahoo në treg nëpërmjet blerjes së Alike mbetet akoma e paqartë, duke qënë se Alike zë një pjesë të ngjashme si të fuqishmit e industrisë Yelp edhe Foursquare.

Lojtarë të tjerë në fushën e zbulimit të vendndodhjes përfshijjnë aplikacionin Nearby të Facebook, i cili rekomandon vendet ku duhet të shkosh bazuar nga përdorimi i miqve të tu dhe gjithashtu Google+ Local, i cili të jep rekomandime mbi vendet bazuar në rrethin e përdoruesve, rishikimet e mëparshme edhe vendndodhja aktuale.

Që nga e mërkura aplikacionet e Alike për iPhone edhe desktop nuk do të jenë më aktive, raportoi grupi i punës. Kushtet e kontratës akoma nuk janë bërë publike. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>