Business & Management

Yahoo blen shërbimin e video-reklamave online BrightRoll për 640 milionë $

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Yahoo blen shërbimin e video-reklamave online BrightRoll për 640 milionë $

A Yahoo logo is pictured in front of a building in RolleKompania e famshme Yahoo njihet për blerjet e saj të shpeshta. Tani Yahoo Inc. do të paguajë 640 milionë dollarë për blerjen e shërbimin të reklamave online BrightRoll duke rritur kështu aftësinë e saj në shitjen e video-reklamave në kohë reale. Sipas Marissa Mayer kjo blerje thekson më shumë fokusin e kompanisë në video-reklamat.

Duke blerë BrightRoll, përfitimet e të cilës priten të jenë 100 milionë dollarë në vit, Yahoo do të shndërrohet në platformën më të madhe të reklamimit online në Shtetet e Bashkuara. Kjo gjë me siguri do të ndikojë në një masë të konsiderueshme në të ardhurat e kompanisë dhe gjithashtu në planet që Marissa Mayer vendos të marrë rreth Yahoo. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>