Business & Management

Xiaomi ka arritur të mbledhë 1.5 miliardë dollarë nga investitorët privatë

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Xiaomi ka arritur të mbledhë 1.5 miliardë dollarë nga investitorët privatë

gsmarena_002Një raport i përgatitur nga CNBC tregon që kompania teknologjike Xiaomi ka mundur që të rrisë kapitalin e investimeve të saj me 1.5 miliardë dollarë. Kompani të tilla si Facebook, Alibaba, Airbnb dhe Russian ISP DST janë ndër kompanitë që po investojnë tek Xiaomi. Kjo është një ndër financimet private më të mëdha të marra nga ndonjë kompani që nga viti 2011, ku Facebook arriti që të mblidhte afërsisht të njëjtën sasi parash.

Xiaomi është kompania e tretë në botë për sa i përket smartfonëve, si dhe po e përhap biznesin e saj edhe në pajisjet inteligjente me veshje si dhe tek televizorët. Nëse këto investime dalin të suksesshme, Xiaomi do të ketë një vlerë për më shumë se 40 miliardë dollarësh si kompani. Kjo vlerë është më shumë se vlera e kompanive Sony dhe Lenovo të marra bashkë.

CNBC gjithashtu komentoi që Alibaba dhe Xiaomi kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën për sa i përket fillimit të tyre. Në të dyja rastet ka pasur investitor që kanë hezituar për tu bashkuar me kompaninë. Në rastin e Alibaba këto investitor janë penduar pasi tashme kompania ka një vlerë që shkon rreth 270 miliardë dollarë. 3 mujorin e kaluar Xiaomi arriti të shesë 17.3 milion njësi të telefonave inteligjent duke mundur kështu Lenovon me 16.9 milion dhe LG me 12 milion. (CIO Albanian)

Tags >

Xiaomi
Lajmet e fundit>