Business & Management

Xbox dhe Surface ndikojnë pozivitisht në rritjen e të ardhurave të Microsoft-it

Jan 26 2014
0 Shpërndarje
Xbox dhe Surface ndikojnë pozivitisht në rritjen e të ardhurave të Microsoft-it

Surface-Pro-2Në njësinë e pajisjeve për konsumatorët tek Microsoft-i është vënë re një rritje, veçanërisht falë Xbox-it të fundit dhe tabletëve Surface. Ato kanë ndihmuar në rritjen me 14% të të ardhurave si dhe kanë përmirësuar deri diku fitimet gjatë tremujorit të dytë fiskal. Të ardhurat e këtij tremujori përfundojnë më 31 dhjetor dhe u vlerësuan me 24.51 miliardë $, duke tejkaluar parashikimet për 23.68 miliardë $ nga analistët e Thomson Reuters. Të ardhurat neto u rritën në 6.56 miliardë $ ose 0.78 $ për aksion, nga 6.38 miliardë $ ose 0.76 $ për aksion që ishin një tremujor më parë.

“Jam e kënaqur me rezultatet teksa po shohim rritje në të ardhurat tona, ndërkohë që vazhdojmë të jemi të përqëndruar në përmirësimin e zbatimeve të teknologjive tona si dhe në menaxhimin e kostove,” u shpreh drejtoresha ekzekutive e kompanisë, Amy Hood. Interesant ishte fakti që të ardhurat nga tableti Surface u dyfishuan, nga 400 milionë $ në tremujorin e parë në 893 milionë $ në të dytin. Edhe njësitë e shitura u dyfishuan.

Gjithsesi, siç është vënë në dukje nga ComputerWorld, bazuar në dokumentet zyrtare të Microsoft-it, kostoja e prodhimit dhe marketingut të Surface i ka tejkaluar të ardhurat, kështu që Microsoft ka humbur rreth 40 milionë $ në këtë biznes. E pyetur për këtë gjë, Hood tha se Microsoft ka mësuar shumë që nga lançimi i produktit dhe shtoi se kanë ende për të zbatuar proçese të rëndësishme. Ajo tha se Microsoft është i vendosur të përmirësojë teknologjinë e Surface, strategjitë e çmimit dhe fitimin bruto. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>