Menaxhim Projektesh

Wunderlist, menaxhoni projekte me lehtësi

Oct 17 2011
0 Shpërndarje
Wunderlist, menaxhoni projekte me lehtësi

Shumë prej nesh hasin në vështirësi kur kanë shumë punë për të bërë, duke nisur nga projektet që duhen bërë gati për shkollë apo punë e deri tek gjërat e rëndomta që duhet të rregulloni në shtëpi… me fjalë të tjera kjo nënkupton se keni ngarkesë të madhe çdo ditë.

Në Windows, Mac, pajisje mobile e gjithashtu edhe në domenin e aplikacioneve të web-it ka aplikacione të shumta për menaxhimin e projekteve dhe me lista për aktivitetet që duhen bërë. Shumë prej tyre janë me dizajn të bukur dhe janë të thjeshta për t’u përdorur, por ato shpesh janë të shtrenjta dhe punojë në një platformë të vetme. Shumë pak aplikacione me lista aktivitetesh ofrojnë zgjidhje të integruar për të ruajtur detyrat tuaja të sinkronizuara mes pajisjeve tuaja. Gjëja e fundit që ju duhet të bëni është të menaxhoni një listë aktivitetesh shumë të komplikuara, kur tashmë po hasni në vështirësi për të përballuar detyrat e shumta ditore.

Wunderlist…

Gjithnjë është interesant kur në treg del një kompani tërësisht e re dhe vendos në qendër të vëmendjes një katendigori të re softueri. 6Wunderkit është një kompani e tillë (nga Berlini, Gjermani) dhe ka sjellë në treg prej vitit 2010 një aplikacion të avancuar për menaxhimin e projekteve. Ky aplikacion ishte shpalosur më pas për Windows dhe OS X, por shumë shpejt doli edhe në iPhone, iPad dhe pajisje të tjera me Android. Në fund, i tërë aplikacioni Wunderlist doli në internet, kështu që të gjithë ishin në hap me detyrat e tyre pavarësisht pajisjeve që përdornin. Si një aplikacion pa pagesë është jashtëzakonisht mbresëlënës sa shpejt ka avancuar.

Sapo të keni krijuar një llogari, ju lidheni në Wunderlist, i cili ka mësime ndihme të mjaftueshme për t’ju orientuar. Edhe pse aplikacioni është ndërtuar përmes Titanium Framework, është interesant të shihet se si punon në platforma të shumta dhe ka ngjashmëri me cilindo sistem përdorimi. Wundlerlist është i organizuar me detyrat tuaja në panelin qendror, ndërsa detyrat organizohen në anën e djathtë. Poshtë ju mund të rendisni detyrat tuaja sipas datës, prioritetit dhe mund të kërkoni detyra edhe në pjesën anësore.

Wunderlist nuk është thjesht aplikacion për aktivitete, ai ka gjithashtu dizajn të bukur dhe argëtues. Ju mund të menaxhoni me lehtësi se si organizohen detyrat tuaja, thjesht me klikime dhe rirenditje të detyrave apo me renditje të një detyre në një listë tjetër detyrash. Nëse ju duhet të editoni, vetëm klikoni dy herë.

Wunderlist ju mundëson gjithashtu outsourcing të detyrave tuaja. Shumë gjëra që dëshironi të përfundoni mund të bëhen edhe në grup. Ju mund të shkëmbeni listat tuaja me të tjerët në Wunderlist, mund t’i dërgoni me e-mail, mund t’i kontrolloni me CloudApp, etj.

Përfundimisht, para se të thoni pse po botohet ky artikull në CIO Albanian, na lejoni t’ju themi se Wunderlist është një zgjidhje e jashtëzakonshme për të mbajtur të organizuar veten dhe për të shikuar në çfarëdo momenti se çfarë ju duhet. Gjatë verës në kompaninë tonë përgatitemi për projekte të tjera dhe aplikacione të tilla na ndihmojnë shumë, veçanërisht sepse listat mund të shkëmbehen mes nesh, pavarësisht se çfarë njësish kemi në përdorim.

Nëse edhe ju po kërkoni një menaxher projektesh më të integruar, mos harroni aplikacionin e 6Wunderkinder, i cili do të jetë aplikacion Premium dhe quhet Wunderkit. Le të shohim se çfarë do të na sjellë në skenë kjo kompani në të ardhmen e afërt… (edhe një këshillë, nëse dëshironi ta modifikoni aplikacionin Wunderlist, ju mund të shkarkoni kodin burimor të tij nga GitHub…).

 

Lajmet e fundit>