Internet

Woopra me aplikacion edhe për Android

Mar 15 2012
0 Shpërndarje
Woopra me aplikacion edhe për Android

Kompania për analiza në ueb, Woopra ka njoftuar për një aplikacion në celularët dhe tabletët e bazuar në Android që do tu lejojnë përdoruesve të vëzhgojnë çfarë po ndodh në uebfaqet e tyre në kohë reale.

Kompania tashmë ofron aplikacionin e tillë për iPhone dhe iPad të Apple dhe aplikacioni për Android ka qenë i dizajnuar të barazoj aplikacioni për iOS dhe të ofroj të njëjtat veti edhe në Android. Woopra analizon trafikun në më shumë se 200 mijë uebfaqe.

Aplikacioni për Android ka pultin që tregon një mbikëqyrje të çastit për tërë uebfaqen. Aty shfaqet se sa njerëz janë në uebfaqe, nga vijnë dhe aktivitetin e tyre. Përpos analizimit të trafikut në kohë reale, kompania gjithashtu mbledh raporte deri në një nivel individual në vend se të përdor mostër.

Njëra nga sfidat me zhvillimin e një aplikacioni analitik për celularë të mençur në Android është kufizimi me madhësinë e ekranit, një sfidë që Woopra ka arritur ta shmang duke ofruar raporte të përmbledhura në butona. Platforma gjithashtu përdoruesve tu japin vizitorëve përkrahje me anë të bisedës.

Aplikacioni për Android është vendosur në Google Play, dhe do të jetë në dispozicion për përdoruesit të premten.

Aplikacionet mobile janë të lira për gjithkënd që ka llogari në Woopra, përfshirë edhe ata me planin falas.

Lajmet e fundit>