Aplikacione

Wolfram zgjerohet në sistemin e modelimit

May 24 2012
0 Shpërndarje
Wolfram zgjerohet në sistemin e modelimit

Wolfram Research ka publikuar një aplikacion për desktop për sistem modelimi dhe stimulimi në shkallën e plotë.

SystemModeler u mundëson inxhinierëve dhe dizajnerëve që të krijojnë modele të sistemeve fizike, duke përdorur paleta modelimi dhe një bibliotekë të madhe me komponentë fizikë dhe logjikë. Përveç ofrimit të modelit statik të sistemit që po dizajnohet, SystemModeler mund të stimulojë mënyrën sfunksionon një sistem, duke përdorur virtualizimet “time-lapse”.

Në një postim të blog të postuar gjatë ditës së mërkurë, themeluesi i ndërmarrjes Stepehn Wolfram pranoi që softueri për sistem modelimi është një fushë maturimi, me shumë produkte për të zgjedhur. Atë që e ndan SystemModeler nga sfiduesit është mundësia e vet për të mbuluar një varg të fushave dhe domeineve të praktikës.

“Në të shkuarën, produktet prireshin të ishin ose të veçanta në një domein të aplikacionit të posaçëm (si qarqet elektrike ose hidraulike), ose ishin të bazuara në modelet e komponentëve me përkulshmëri të shkallës së ulët, si blloqet procedurale,” – shkroi Wolfram. “Ajo që bën SystemModeler është përdorimi i një përfaqësimi të plotë simbolik të çdo gjëje, që menjëherë ua lejon domeineve arbitrare të mbulohen me modele më shumë fleksible për komponentët e përdorur.”

Softueri vjen nga blerja e MathCore Engineering AB gjatë vitit 2011 nga Woflra, që shiti sistemin e vet të modelimit dhe stimulimi, i quajtur MathModelica.(CIO Albanian)

Tags >

Treg
Lajmet e fundit>