Menaxhim Projektesh

Wipro ndryshon top menaxhmentin pas një rritjeje të ngadalshme

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
Wipro ndryshon top menaxhmentin pas një rritjeje të ngadalshme

IDG News Service — Wipro do të zëvendësojë CEO-të e përbashkët të IT biznesit me vetëm një shef ekzekutiv, deklaroi kompania të premten gjatë raportimit të rezultateve të dobëta

11 zgjidhjet outsourcing që ju duhet të bëni në 2011-ën

Wipro, outsourcer i tretë për nga madhësia në Indi, raportoi një ngritje të fuqishme në të ardhurat e shërbimeve të IT-së prej 19.3 për qind për semestrin e katërt, i cili përfundoi më 31 dhjetor 2010. Rritja në 1.34 miliard US$ reflekton një përmirësim të përgjithshëm të biznesit për outsourcer-ët e mëdhenj indianë.

Wipro i raporton rezultatet në pajtueshmëri me International Financial Reporting Standards (IFRS). Por kjo rritje, edhe pse e fuqishme, ishte më e ulët sesa rezultatet e arritura nga dy top outsourcer-ët e Indisë: Tata Consultancy Services dhe Infosys Technologies (INFY). Rritja e Wipro-s në vitet e fundit ka qenë një kombinim i rritjes organike dhe përvetësimeve”, tha Jimit Arora, drejtor hulumtues në Everest. “Në vitin 2010, kompania nuk ka bërë përvetësime të mëdha”, shtoi ai. Kompania deklaroi se margjinat e saj operative ishin të rralla për shkak se ka pasur shumë pak ditë punë dhe përdorim të paktë të stafit në atë semestër.

Wipro, që zotëron edhe biznese të tjera, përfshirë edhe kujdesin ndaj konsumatorëve, nuk i ka thyer shifrat e të ardhurave neto për shërbimet e veta të IT-së. Girish Paranjpe dhe Suresh Vaswani, CEO të përbashkët në biznesin IT të Wipro-s, nga 1 shkurti do të zëvendësohen me vetëm një CEO, T.K. Kurien, i cili paraprakisht ka qenë kryesues i teknologjisë së  gjelbër në Wipro. Struktura e CEO-ve të përbashkët ishte prej faktorëve kyçë që e ndihmoi kompaninë të përballojë me sukses krizat më të thella ekonomike të kohës sonë, deklaroi Wipro.

Me këtë ndryshim në ambient nevojitet një strukturim më i thjeshtë organizativ. Outsourcer-ët indianë po përjetojnë një përmirësim të biznesit nga klientët në Europë dhe ShBA, por pasiguria ekziston edhe më tutje. “Është shumë herët të thuhet që industria outsourcing i është rikthyer rritjes për afatet e gjata kohore”, tha Siddharth Paj, partner në TPI, një firmë këshilluese. Rritja e punësimit në Indi ka ndihmuar në ngritjen e kostove dhe në shtimin e stafit. Wipro ka punësuar 3591 njerëz në këtë semestër, duke arritur një shifër rekord të punësuarish prej 119,491 në 31 dhjetor të 2010. Një meritë tjetër është edhe reduktimi i fondeve të disponueshme për outsourcer-ët indianë, të cilët tani e tutje duhet t’i kryejnë operacionet e tyre brenda vendit.

Lajmet e fundit>