Technology

Windows XP më i shtrenjtë për t’u menaxhuar se sa Windows 7

May 28 2012
0 Shpërndarje
Windows XP më i shtrenjtë për t’u menaxhuar se sa Windows 7

Microsoft gjatë ditës së shtunë shtoi municionin në betejën agresive për t’i larguar përdoruesit nga sistemi operativ gati 11 vjeçar, Windows XP, duke cituar një raport të një ndërmarrjeje të sponsorizuar që pohon se përkrahja vjetore për Windows XP kushton pesë herë më shumë se sa përkrahja për Windows 7.

Për vite me radhë, Microsoft ka qenë duke bërë zhurmë që përdoruesit të largohen nga Windows XP, por e tërhoqi fushatën në vitin 2012, duke përfshirë një afat kohor për të lënë përkrahjen e sigurisë.

Gjatë muajit të kaluar, Microsoft kishte zbutur deklaratat, duke thënë “Nëse organizata juaj nuk ka filluar migrimin në një kompjuter modern, ju tashmë jeni vonuar.” Në prillin e vitit 2014, Windows XP pritet që të mos ketë fare përkrahje, duke përfshirë edhe arrnimet mujore në siguri.

Në një postim në blog gjatë së enjtes, Erwin Visser, është drejtor i lartë për Windows, përdori të dhënat e grumbulluara nga IDC për të bërë rastin e përditësimit të Microsoft.

“Rreshti i poshtëm…[është i tillë që] bizneset që migrojnë nga Windows XP në Windows 7 do të shohin rikthim të theksuar në investime,” tha Visser.

Microsoft sponsorizoi analizën e bërë nga IDC (shkarkojeni këtu), që intervistoi nëntë organizata të mëdha për t’u stërvitur në shpenzimet mbështetëse të XP dhe Windows 7.

Sipas IDC-së, 42% e versioneve komerciale të Windows të instaluar, ose ndonjë tjetër përveç makinave për shtëpi, ishin Windows XP, duke e bërë gati të pamundshme punën e migrimit të të gjithëve nga sistemi i vjetër operativ deri në prillin e vitit 2014.

Në fakt, IDC projektoi që nëse trendet e tanishme vazhdojnë, 11% të Windows-ëve të instaluar në ndërmarrje ose institucione edukative do të kenë XP-në kur Microsoft vazhdon dërgimin e arrnimit në 23 muaj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>