Aplikacione

Windows XP bjen, Windows 7 ngritet

Oct 4 2011
0 Shpërndarje
Windows XP bjen, Windows 7 ngritet

Sipas një ndërmarrjeje që bën matje në ueb, Windows XP i Microsoft ka humbur një përqindje të madhe të përdoruesve online të vet gjatë muajit të kaluar.

Ky sistem operativ ka humbur gati 2 përqind të pikëve gjatë shtatorit, duke qenë kështu me 50.5% prani tek të gjithë sistemet operative. Që nga koha kur ndërmarrja Net Applications bën vëzhgime në ueb, shtatori ka qenë muaji me humbjen më të madhe të përdoruesve të sistemit Windows XP.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Net Applications, rënia gjatë shtatorit paraqiti një rënie prej 3.9% të pranisë së XP-së.

Kjo paraqet një lajm të mirë për Microsoft, që ka nxitur përdoruesit e XP-së të kalojnë në Windows 7. “Është koha që ai të shkojë” thotë zyrtari më i lartë operativ i Microsoft, Kevin Turner, duke e pasur fjalën për Windows XP-në, të cilën gjë e ka bërë gjatë një thirrjeje me analistët financiarë gjatë muajit të kaluar.

Gjatë kohës kur XP po shënon rënie, Windows 7 ka marrë 1.8% pikë, duke arritur kështu në 32.4%, që paraqet një rekord për këtë sistem i cili ka dalur në treg në vitin 2009.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore, Windows Vista ka shënuar rënie për 4.7%, ku tani ka vetëm 9.1% të të gjithë kompjuterëve personalë që lidhen në internet.

Nëse Windows XP dhe Windows 7 shkojnë sipas këtij ritmi, Windows 7 do ta zëvendësojë XP-në, për t’u bërë sistemi numër 1 operativ i Microsoft./cio.al

Lajmet e fundit>