Microsoft

Windows Store dhe Windows Phone Store kanë gjysmë milionë aplikacione së bashku

Nov 16 2014
0 Shpërndarje
Windows Store dhe Windows Phone Store kanë gjysmë milionë aplikacione së bashku

windows-8-store-1Microsoft së fundi përditësoi faqen e vet by the Numbers për të treguar që Windows Store dhe Windows Phone Store kanë arritur tashmë gjysmë milionë aplikacione së bashku. Më saktësisht, dy dyqanet tani përfshijnë 525 mijë aplikacione, të cilën gjë e ka konfirmuar Microsoft. “Janë më tepër se 527 mijë aplikacione në dyqanet për Windows dhe Windows Phone së bashku,” tregoi një zëdhënës i Microsoft-it për VentuerBeat. “Këto të dhëna janë për matjet e bëra deri më 30 shtator 2014.”

Nëse i shikojmë veç e veç, 187 mijë aplikacione janë në Windows Store dhe më tepër se 340 mijë aplikacione në Windows Phone Store, të cilat shifra janë sa i përket publikimit të aplikacioneve deri më 30 shtator 2014. Sa për krahasim, Windows Store ka arritur të tejkalojë 150 mijë aplikacione gjatë marsit, ndërsa Windows Phone Store ka arritur 300 mijë aplikacione gjatë muajit gusht.

windows_apps_525kDerisa kjo arritje në vete është lajm i mirë për kompaninë, sepse paraqet që të dy dyqanet janë duke u zgjeruar, ky është një rikujtim se sa prapa qëndrojnë platformat e kompanisë Microsoft në krahasim me Android dhe iOS. PlayStore i Google gjatë muajit gusht ka pasur 1.3 milionë aplikacione, ndërsa AppStore i Apple ka pasur 1.3 milionë aplikacione gjatë shtatorit. Windows Store dhe Windows Phone Store kanë ende më pak se gjysma e secilës prej tyre.

Ky lajm shërben edhe si një rikujtues i vazhdueshëm që Microsoft është duke bërë përpjekje për të kombinuar platformat Windows dhe Windows Phone. Gjatë nëntorit të vitit 2013, Microsoft bashkoi llogaritë e zhvilluesve në Windows Store dhe Windows Phone. Kompania e bëri të njëjtën gjë për burimet e zhvilluesve të vet gjatë korrikut të vitit 2014. Më tepër hollësi pritet të vijnë rreth asaj se si dy dyqanet mund të kombinohen. Tashmë e dimë që do të ofrohen aplikacione universale, por nuk e dimë se çfarë do të ndodh me gjysmë milionë aplikacione që tashmë ekzistojnë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>