IT Organizate

Windows Server tani punon edhe në Amazon

Jan 16 2012
0 Shpërndarje
Windows Server tani punon edhe në Amazon

Tani ndërmarrjet mund të operojnë Windows Server-in në shërbimet cloud të Amazon deri në 750 orë për muaj pa pagesë, duke përdorur shërbimet AWS (Amazon Web Services) Free Usage Tier, deklaruan nga kompania të dielën.

Ndërmarrjet që operojnë në aplikacionet në Windows Server mund të provojnë shërbimet cloud të Amazon pa kosto. Përdoruesit mund të zgjedhin nga një numër i gjerë i Amazon Machine Images të para konfiguruara me Windows Server 2008 R2 të Microsoft.

Imazhet e Windows Server operojnë në Micro ose server virtual që përfshin 613 MB memorie dhe përkrahje për versionin 32-bit ose 64-bit.

Free Usage Trier është lançuar në vitin 2010, por deri tani ka qenë në dispozicion vetëm me Linux. Ndërmarrjet tani mund të operojnë në të dy sistemet deri në 750 orë për muaj për një vit. Pasi të kalohet kjo shifër, ndërmarrjet duhet të paguajnë kostot e rregullta që fillojnë nga 0.02$ për orë për Linux dhe 0.03$ për orë për Windows.

Kjo ofertë e Amazon përfshinë përdorim të kufizuar të balancuesit të Amazon, shërbimet e magazinimit (S3 dhe Elastic Block Store) dhe databazën SimpleDB.

 

Lajmet e fundit>