IT Organizate

Windows Server 8: Dhjetë veti që do të ju pëlqejnë menaxherëve

Mar 11 2012
0 Shpërndarje
Windows Server 8: Dhjetë veti që do të ju pëlqejnë menaxherëve

Parashikimi i versionit desktop të Windows 8 për konsumatorë privat tashmë është në dispozicion, por tani është shfaqur edhe versioni tjetër i këtij sistemi operativ, Windows Server 8. Duke përmbledhur dhjetëra veti të reja dhe duke përmirësuar të vjetrat, Microsoft e ka shndërruar Windows Server 8 në një platformë mahnitëse për IT administratorët.

Më poshtë do të gjeni dhjetë veti që do të ju lënë mbresa tek versioni i ri i sistemit operativ për server të Microsoft, Windows Server 8:

1. Instalim fleksibël

Windows Server 8 do të jetë më i lehtë për tu instaluar në krahasim me pararendësit e tij falë magjistarëve (wizard) të “bazuar në skenar” që do të ju udhëzojnë cilat veti ti aktivizoni varësisht se si do të përdorni serverin. Gjithashtu do të ofroj edhe fleksibilitetin për të ndërruar nga instalimi themelor për server në Windows 8 GUI të plotë duke shtuar apo larguar komponentë më pas.

2. ReFS (Resilient File System)

Sistemi elastik i dosjeve – ReFS, zëvendëson sistemin e njohur NTFS me të cilin shumica e administratorëve janë të adaptuar. ReFS ruan aftësinë e NFTS me veti si kodimin e të dhënave, BitLocker, dhe listat e qasjeve të kontrollit, por përfshinë edhe një gamë të gjerë teknologjish të reja të dizajnuara për të siguruar ruajtjen e integritetit të të dhënave, dhe të parandaloj prishjen e të dhënave edhe në rast të humbjes të papritur të energjisë.

3. Offloaded Data Transfer

Nëse jeni duke lëvizur të dhëna nga një disk SAN në një tjetër disk SAN në një rrjet, ju nuk keni nevojë të kaloni të dhënat nëpër server. Windows Server 8 përdor Offloaded Data Transfer të largoj serverin si ndërmjetësues, duke lejuar të dhënat të transferohen me një ndikim minimal në resurset dhe trafikun e serverit.

4. Dynamic Access Control

Qasja dinamike e kontrollit është një sistem i ri për autorizimin e dosjeve në Windows Server 8. Administratorët mund të përcaktojnë politika qendrore të qasjes, ose të bazuara në domene që mund të aplikohen në domenin e të gjithë serverët e dosjeve. Politikat e Dynamic Access Control janë të përforcuar në shtesë të autorizimeve të dosjeve dhe skedarëve që ekzistojnë në atë nivel të dosjes, dhe nuk marrin parasysh autorizimet konfliktuoze për të siguruar të dhënat.

5. DirectAccess

Kjo veti nuk është e re. Sidoqoftë, Microsoft tani ka kombinuar DirectAccess dhe Routing and Remote Access Servers (RRAS) në një vegël të unifikuar që thjeshtëzon administrimin, konfigurimin, dhe monitorimin e pajisjeve në largësi. DirectAccess në Windows Server 8 është në gjendje të operoj në të dyja rrjetet IPv6 dhe IPv4.

6. Menaxhimi i serverit

Si shumë aspekte tjera në sistemet operative të Windows, veglat menaxhuese në Windows Server 8 përkrahin Metro UI. Administratorët tani do të jenë në gjendje të shtojnë pllaka për çdo serverë fizik ose virtual në rrjetet e tyre për të parë më lehtë përmbajtjen dhe detajet relevante të të gjithë serverëve nga një vend. Ju mund të krijoni pulte të personalizuara duke shfaqur të dhënat më të rëndësishme të serverit, dhe të menaxhoni serverët thjeshtë nga një klikim i djathë mbi pllaka.

7. Menaxheri i IP adresave

Vegla IP Address Manager e re e Windows Server 8 në masë të madhe thjeshtëzon punën e mbajtjes nën vëzhgim të të gjithë IP adresave. Administratorët mund të menaxhojnë IP adresat, të ndjekin përdorimin e IP adresave, dhe të identifikojnë dhe zgjedhin konfliktet me to. Vegla gjithashtu ofron një gjurmë auditimi që mund të shërbej për të ndjekur një IP adresë në një kohë të caktuar për rregullimin e problemit dhe përgjigjen ndaj incidentit.

8. Tufëzat Hyper-V

Windows Server 8 përkrah tufëzat e proporcioneve të shumta duke përdorur Hyper-V. Ju mund të grumbulloni deri në 63 Hyper-V hoste, dhe deri në 4000 makina virtuale në vetëm një tufëz. Windows Server 8 gjithashtu përfshin veti të ndryshme për të menaxhuar dhe mirëmbajtur tufëzat Hyper-V më lehtë, veti siç janë arnimi, de-duplikimi i të dhënave, dhe kriptimi BitLocker për volumet e tufëzave.

9. Rikuperimi i fatkeqësive

Ju mund të përdorni një Hyper-V Replica në Windows Server 8 si një server në gatishmëri në rast se serveri bie ose ndodh ndonjë katastrofë tjetër e ngjashme. Windows Server 8 vazhdimisht do të sinkronizojë serverët origjinal me Hyper-V Replica, ashtu që ju gjithmonë do të keni një server virtual rezervë që është i freskuar brenda 5 minutave me serverin origjinal, dhe mund të konfigurohet për aktivizim automatik në rast rrëzimi të serverit origjinal.

10. Migrim më i thjeshtëzuar

Një nga disavantazhet kryesore në makinat virtuale në Hyper-V me versionet e mëparshme të Windows ishte që migrimi i një makine virtuale nga një vend në tjetrin ishte një proces i ngathët që mund të ishte edhe frustrues edhe konsumues kohe. Windows Server 8 e bën më të lehtë migrimin e një makine virtuale operuese në Hyper-V pa pasur nevojë të ndërprerë produktivitetit.

Lajmet e fundit>