Microsoft

Windows Server 2012 tashmë funksionon edhe në Amazon cloud

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
Windows Server 2012 tashmë funksionon edhe në Amazon cloud

Ndërmarrjet mund të punojnë tashme me Windows Server 2012 edhe në shërbimet cloud të Amazon-it për të përfituar nga karakteristikat e përmirësuara të menaxhimit si dhe versionet e reja të IIS dhe .Net framework.

Shërbimet e Amazon-it nuk janë të vetmet ku mund të operojë sistemi i ri server i Microsoft-it.

Ai mund të instalohet edhe në Microsoft Azure cloud ndërsa Rackspace ofron disa konfigurime të ndryshme në platformën e vet.

Sistemi operativ është i disponueshëm në qëndrat e të dhënave të AWS (Amazon Web Services) në të gjithë botën. Ndërmarrjet mund të zgjedhin mes 31 imazheve virtuale të Windows Server 2012. Ato suportojnë 19 gjuhë të ndryshme dhe janë të pajisura paraprakisht me SQL Server 2008 dhe 2008 R2.

Windows Server 2012 është i disponueshëm që prej shtatorit. Ai përfshin shërbimin ueb Internet Information Services (IIS) 8.0, versionin 4.5 të .Net framework si dhe menaxhim të përmirësuar duke përdorur PowerShell.

Administratorët mund të trajtojnë me Windows PowerShell 3.0 çdo detyrë që lidhet me menaxhimin, duke përdorur ndërfaqen e command line.

Në këtë mënyrë arrihet reduktim në kohë përmes automatimit të sa më tepër detyrave, shprehet Microsoft. Për t’i ndihmuar përdoruesit, AWS ka publikuar një video që tregon se si bëhet konfigurimi i Windows Server 2012.

Përdorimi i Windows Server 2012 kushton nga minimumi 0.02 $ në orë. (CIO Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>