Mobile

Windows Phone pritet të jetë në avantazh ndaj BlackBerry

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Windows Phone pritet të jetë në avantazh ndaj BlackBerry

windows-phobe-vs-blackberryMund të themi se Microsoft ka shpresë të jetë i suksesshëm në tregun e smartfonëve. Shifrat e fundit të shitjeve nga Gartner (kompani kërkimesh në fushën e Teknologjisë së Informacionit) tregojnë se shitjet e smartfonit Windows janë rritur më tepër se 124 % krahasuar me një vit më parë. Për momentin zotëron të njejten pjesë tregu si Blackberry, por mendohet që së shpejti do të jetë në avantazh krahasuar me të.

Sipas raportit të Gartner pjesa e tregut që zotëronte në përqindje Windows Phone në tremujorin e katërt të vitit 2012 arriti në 3%, pra pati një rritje me 124% krahasuar me 1.8% pjesë tregu që zotëronte një vit më parë. Pjesa e tregut që dominohej nga Blackberry pësoi një rënie të konsiderueshme duke arritur në 3.5 % ne fund të vitit 2012 krahasuar me 8.8 % pjesë tregu që zotëronte një vit më parë.

Raporti gjithashtu zbuloi se Android kishte arritur të zotëronte 69.7 % të tregut në fund të vitit 2012 duke ia kaluar kështu dhe iOS e cila ka aktualisht vetëm 20.9 % të tregut.

Ky lajm me siguri është shumë pozitiv për Windows Phone megjithatë duhet të kemi parasysh se rritja është shumë e thjeshtë kur bëhet fjalë për një zotërim tregu fillestar vetëm 1.8 %. Pavarësisht kësaj rritjeje Micrososft përsëri disponon një përqindje shumë të vogël të tregut (vetëm 3%).

Për të qene smartfoni numër 3 përsa i përket zotërimit të tregut duhet që Windows të tejkalojë Blackberry-n, pavarësisht se ky i fundit sapo ka lançuar një sistem të ri operativ.

Ka shumë arsye që të bëjnë të mendosh se Windows do ta sfidojë Blackberry-n. Arsyeja kryesore është kjo: Konkurrenca midis smartfonëve është shndërruar në një betejë të vërtetë ekosistemesh. Kur blen një smartfon nuk blen thjesht nje softuer të caktuar të vendosur në një harduer, por blen ekosistemin e plotë të sistemit operativ që përfshin ruajtjen në Cloud, shërbimet, opsionet për argëtim, harduerët përkatës dhe akoma më shumë se kaq. Micrososft disponon një ekosistem të madh dhe shumë të fuqishëm duke përfshirë këtu Windows për kompjuterat personalë dhe tabletet, Windows Phone për smartfonet, Microsoft Office për të gjitha pajisjet dhe sistemin e lojrave Xbox, SkyDrive etj…Blackberry ka telefonat Blackberry dhe vetëm kaq.

Megjithatë nuk mund të themi se ka gjasa që Windows Phone të konkurrojë me Android apo iOS. Sa për Blackberry mund të duhet vetëm një vit ose më pak për të kaluar në avantazh. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>