Data Center

Windows Phone do të kalojë iPhone në vitin 2015

Mar 30 2011
0 Shpërndarje
Windows Phone do të kalojë iPhone në vitin 2015

altPadyshim që Nokia pret, shpreson (ndoshta edhe lutet) që të gjithë përdoruesit e saj të përdorin Windows Phone. Këto shpresa janë rritur pas një raporti të publikuar këto ditë.

Sipas një raporti të IDC të publikuar me 29 mars parashihet që përdoruesit e celularëve të mençur që përdorin Windows Phone do të rritet në mënyrë të dukshme brenda katër viteve të ardhshme.

Nuk është befasi që sipas raportit të ri, Android do të mbetet OS i celularëve të mençur edhe gjatë viteve në vijim deri më 2015, duke rritur pjesëmarrjen në treg nga 39.5% deri në 45.4%. Por, IDC pret ndryshime për pozitën e dytë ku sistemi operativ i Microsoft,  Windows Phone do të kaloj në pozitën e dytë deri më 2015 duke u ngritur pjesëmarrjen në treg nga 5.5% sa ka tani, deri në 20.9% në vitin 2015. Në anën tjetër IDC pret që iOS do të bie nga 15.7% në 15.3% deri më 2015.

Sipas tabelës së paraqitur, kjo rritje e Window Phone do të ndodh duke marr tregun që për momentin mbizotëron Symbian. E në anën tjetër për Symbian pritet që nga 20.9% që ka tani të ie deri në 0.2% më 2015. Sigurisht që Microsoft pret këso ndryshimesh pas investimeve mbi 1 miliardë dollarësh në Nokia, por nuk vet Nokia është skeptike që të gjithë Symbian-ët do të kalojnë në Windows Phone, pasi disa mund të shkojnë në Android ose iOS.

Megjithatë katër vite në tregun e celularëve të mençur ngjan në shekuj. Shumë gjëra të papritura mund të ndryshojnë që nga tani deri më 2015, e për më tepër bashkimi i dy kompanive të mëdha nuk sjell gjithmonë pjesëmarrjen e përbashkët në treg. Shembull më të mirë është partneriteti i Yahoo-s me Microsoft. Sidoqoftë, Nokia ka deklaruar se qëllimi kryesor i tyre është “ruajtja dhe tranzicioni i 200 milionë konsumatorëve të tanishëm që përdorin Symbian në celularët e mençur të Nokia Windows Phone me kalimin e kohës. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>