Mobile

Windows Phone 8: Çfarë duhet të dijnë përdoruesit e Windows Phone 7

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone 8: Çfarë duhet të dijnë përdoruesit e Windows Phone 7

Kur Windows Phone 8 të lansohet në treg gjatë kësaj vjeshte, ai do të ketë një aplikacion të ri kamere, Internet Explorer 10, Nokia Maps, dhe do të ketë të instaluar DirectX 10 për mundësi të instalimit të lojëave të avansuara. Këto ishin lajmet e mira, lajmet e këqija janë se përdoruesit e Windows Phone 7 do të lihen anash nga të gjithë këto risi, përfshirë këtu dhe blerësit e rinj të Nokia Lumia 900.

Gjithsesi, fansat e Windows Phone nuk duhet t’i humbasin shpresat, sepse Microsoft do të bëjë disa ndryshime të natyrës së Windows Phone 8. Përdoruesit e Windows Phone 7 do të kenë mundësi të bëjnë një azhurnim të quajtur Windows Phone 7.8 që do të përfshijë ekranin dhe pamjen e re të Windows Phone 8.

Nëqoftëse jeni përdorues i Windows Phone dhe nuk keni ndërmend të blini një pajisje të re, atëhere këto janë gjërat që duhet të dini për azhurnimin e Windows Phone 7.89

Mirupafshim hapsirë e harxhuar kot

Hidhini një sy atij shiritit të zi në të djathë të ekranit tuaj, pasi ai nuk do të jetë i pranishëm në Windows Phone 7.8. Ato do të zhduken duke krijuar një paraqitje ekrani të plotë.

Ikona të modifikueshme

Tani mund të personalizoni madhësinë e çdo ikone në ekranin tuaj. Doni të zvogëloni ikonën e telefonit dhe të zgjeroni kalendarin? Pa asnjë problem. Do të ketë tri mundësi të ndryshme zgjedhjesh për sa i përket madhësisë, një katror i vogël, i mesëm dhe i madh.

Aplikacione për Lumia

Përdoruesit e Nokia Lumia do të kenë një mori aplikacionesh të reja për të instaluar, përfshirë këtu funksione shtesë të kameras. Do të përfshijë gjithashtu një opsion të quajtur Smart Group Shot e cila do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e fotove. Burime nga Research in Motion thonë se një funksion i ngjashëm do të vijë në maj edhe me Blackberry 10 OS.

18 Muaj Asistencë

Pajisja juaj Windows Phone 7 do të marrë disa azhurnime të vogla, gjithsesi gjëja më e mirë do të jetë garancia që do të ketë prej 18 muajsh nga Microsoft. Kjo është gjë e mirë duke pasë parasysh se mbulimi mesatar i garancionit është 24 muaj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>