Aplikacione

Windows Phone 7 me aplikacion që lufton malarien

Jan 30 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone 7 me aplikacion që lufton malarien

Microsoft ka shpërblyer me Imagine Cup Grant një ekip që ka zhvilluar aplikacion për Windows Phone 7 që mund të diagnozoj malarien me ngarkimin e të dhënave në serverët cloud që hartojnë të dhënat për të ndihmuar në lokalizimin e kësaj sëmundjeje.

Aplikacioni i quajtur LifeLens kërkon harduer celulari që përfshin një thjerrëz zmadhuese 350x. Celulari fotografon mostrën e njollës së gjakut dhe aplikacioni e analizon atë, duke njehur numrat e qelizave të gjakut në fotografi dhe numrin e atyre që përmbajnë njolla të parazitëve të malaries.

Aplikacioni mund të përdoret për të diagnostikuar sëmundjen, dhe gjithashtu për të ngarkuar të dhënat tek grupet monitoruese shëndetësore që dëshirojnë të lokalizojnë sëmundjen. Grupi që ka zhvilluar LifeLens thotë që aplikacioni është më i saktë se testi aktual që përdoret në ambient, që ka një devijim deri në 60%.

Shpërblimi u kumtua në Forumin Ekonomik Botëror, derisa ideja e këtij granti është inkurajimi i të rinjve në krijimin e bizneseve komerciale ose jofitimprurëse të bazuara në projekte që ata zhvillojnë duke përdorur produktet e Microsoft.

Ky grant përfshin 75 mijë dollarë ameirkan, softuer, shërbime cloud, përkrahje, llogari të Microsoft BizSpark dhe qasje në resurset lokale të Microsoft Innovation Centers. Microsoft gjithashtu do të lidh pranuesit e grantit në rrjetin e saj të investitorëve, organizatave joqeveritare partnere dhe partnerëve biznesor.

Lajmet e fundit>