Mobile

Windows Phone 7 edhe në Kinë

Jan 23 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone 7 edhe në Kinë

Nokia planifikon të lançoj celularin e parë me sistemin operativ Windows Phone 7 në tregun kinez në gjysmën e parë të këtij viti, duke u bërë njëra ndër kompanitë e para që sjell sistemin operativ mobil të Microsoft në Kinë.

Edhe kompania vendase, ZTE planifikon të lëshoj në përdorim celularët e parë me Windows Phone 7 gjatë këtij viti, por jo para çerekut të tretë.

Lançimi i celularëve me Windows Phone 7 në Kinë do të ndihmonte Nokia-n në ngushtimin e hapësirës së tregut për dy konkurrentët e saj, pajisjet Android dhe iPhone-ët e Apple. Sidoqoftë sipas të dhënave të tregut celular kinez në çerekun e tretë të vitit të kaluar, Nokia vazhdonte të sundonte këtë treg me 28% pjesëmarrje. Por, këto shifra janë shumë më poshtë se sa periudha e njëjtë në vitin 2010 kur pjesëmarrja e Nokia-s ishte në tregun e celularëve të mençur në Kinë ishte 70%.

Vitin e kaluar Nokia paraqiti celularët e parë me Windows Phone 7 që filluan të shiteshin në Evropë dhe SHBA. Edhe kompania kineze ZTE ka lançuar serinë e parë të celularëve me Windows Phone 7, të quajtur ZTE Tania që për momentin janë të pranishëm vetëm në tregun evropian.

 

Lajmet e fundit>