Slider

Windows është sistemi operativ i cloud

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Windows është sistemi operativ i cloud

Ndërmarrja me seli në Redmond ka hapur ndejën e vet vjetore TechEd me një ligjëratë nga kryetari i Serverëve dhe Bizneseve të Veglave të ndërmarrjes Microsoft, Satya Nadella, i cili e quajti Windowsin si sistemin më të mirë operativ për ndërtim të cloudit.

“Sistemi operativ cloud është mundësia thelbësore,” tha ai. “Ne donim të siguroheshim se po bëjmë një punë të shkëlqyer duke e ndërtuar atë si të kuptueshëm dhe të qëndrueshëm, kështuqë ju të mund të hyni në epokën e sistemit operativ cloud.”

Si qendër e këtij sistemi operativ cloud është platforma Windows Server 2012, që pritet të vijë gjatë kësaj vjeshte, por Nadella tha që Microsoft është duke i ndryshuar fundamentalisht sistemet e veta operative në cloud, përfshirë ndryshimet e fundit në platformën Azure dhe tani infrastrukturën e cloud, dhe një përditësim në platformën për menaxhim InTune. Versioni për klient i Windows 8 ishte përmendur shumë pak– ai pritet të përmendet gjatë ditës së nesërme.

Windows Server 2012, që për momentin është në fazën testuese për lëshim, do të jetë sistemi operativ që dërgon të dhënat së bashku nga qendra e të dhënave tek përdoruesit individualë, premtoi Nadella dhe e bëri të qartë që VMware është zyrtarisht në pamjet e Redmondit me këtë lëshim dhe hipervizori i tij për virtualizim të serverit Hyper-V i përditësuar.

Ai poashtu njoftoi që sistemi i ri operativ do të mundësoj që disqet virtuale të kenë madhësi deri në 64TB, shumë më shumë se kushdo tjetër në industri. Redmond, poashtu ka numrin më të madh të “grumbujve”, tha ai, me 64 nyje dhe 4,000 makina virtuale në një grumbull të vetëm. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>