Microsoft

Windows Blue preview për zhvilluesit do të vijë në fund të qershorit

May 11 2013
0 Shpërndarje
Windows Blue preview për zhvilluesit do të vijë në fund të qershorit

windows blueShefja e Windows-it, Tami Reller, foli gjerësisht mbi Windows Blue disa ditë më parë. Më në fund, po e kuptojmë se përse.

Julie Larson-Green, e cila është po ashtu shefe e Windows-it, foli të enjten në konferencën Wired Business, duke konfirmuar se zhvilluesit do të kenë mundësi të shohin një “preview” të Windows 8.1 – i ashtuquajtur Windows Blue – i cili do të prezantohet dhe do të jetë i disponueshëm gjatë konferencës BUILD të Microsoft-it në qershor të këtij viti.

Windows 8.1 do të vijë në formën e një përditësimi për Windows 8. Microsoft-i nuk ka dhënë informacione të detajuara mbi lançimin, por të enjten kompania konfirmoi se versioni përfundimtar do të jëtë disponueshëm në fund të vitit.

Deri tani qarkullojnë në internet disa versione fillestare të Windows Blue. Të gjitha përmbajnë një sërë përmirësimesh për Windows 8, edhe pse një pjesë e madhe e tyre i referohen më tepër uniformitetit dhe pastërtisë së ndërfaqes së përdoruesit. Versioni fillestar përmban edhe disa shtesa si kontrolle të përmirësuara të Snap, një katërshe aplikacionesh të reja (fotoja më lart) si dhe disa opsione të tjera (settings) për PC-në.

Versionet pasardhëse shfaqin rafinime më të dukshme, përmirësim dhe zgjerim të opsioneve për sinkronizim si dhe një Eksplorues Skedarësh me ndërfaqe moderne.

Nëse të gjitha këto do të përfshihen në versionin përfundimtar, do ta zbulojmë rreth datës 26 dhe 28 qershor. (CIO Albanian)

Tags >

windows 8
Lajmet e fundit>