Aplikacione

Windows 8 vjen në tetor

Jan 12 2012
0 Shpërndarje
Windows 8 vjen në tetor

Sipas komenteve të fundit të bëra nga zëdhënësit e Microsoft në CES, tetori i këtij viti shihet si muaji i ardhjes së sistemit të ri operativ të kompanisë, Windows 8.

Drejtori i marrëdhënieve publike të Windows Business Group rikujtoi që Microsoft lëshon sisteme të reja operative në çdo tri vite, dhe në tetor të këtij viti bëhen tri vite që kur është lëshuar në përdorim komercial sistemi operativ Windows 7. Deri tani kompania Microsoft ka qenë shumë e ngurtë në dhënien e përgjigjeve të qarta.

Windows 8 do të sjell ngritje ekstreme në krahasim me pararendësit e tij. Sistemi i ri operativ do të ketë navigim dhe komandim me anë të ekranit me prekje si dhe përkrahje për tabletë. Jo të gjitha aplikacionet që operojnë në Windows 7 do të jenë të përshtatshme me mundësinë e navigimit touchscreen, por miu dhe tastiera do të funksionalizojnë edhe këto aplikacione ngjashëm si në Windows 7. Gjithashtu sistemi operativ i ri do të ofroj efiçencë më të madhe të energjisë elektrike, siguri më të mirë dhe pajtueshmëri me çipat e bazuar në teknologjinë ARM, të gjitha këto veti që e bëjnë më Windows 8 joshës për biznese.

 

Lajmet e fundit>