Aplikacione

Windows 8 vjen me së paku 4 versione

May 19 2011
0 Shpërndarje
Windows 8 vjen me së paku 4 versione

altMicrosoft do të prodhoj së paku katër versione të Windows 8 për pajisje me procesorë ARM, por s’do të mund të përdorni ndonjë aplikacion të vjetër të Windows në ato, sipas Intelit.

Gjithashtu u rikonfirmua që pajisjet ARM ku do të punoj Windows do të jenë të fokusuara në tableta dhe pajisje tjera mobile, sipas Bloomberg.

Kundër lodhjes

Nëse keni menduar që Microsoft prodhoi shumë tepër versione për Windows 7 apo Vista, duket që akoma s’keni parë gjë. Është tepër herë të dimë si do të paketoj Microsoft, Windows 8, por nuk pritet që kompania të jep deri në marka tregtare për SO ashtu siç ka dhënë edhe në Windows 7 edhe në Vista. Dhe nëse shtojmë këtu edhe variacionet e ndryshme për tableta dhe ndoshta netbook ARM, ju do të keni një lëmsh për përdoruesit që s’kanë shumë njohuri për teknologji.

 

Trashëgimia e aplikacioneve

Pasi që arkitektura e ARM-së është ndryshe nga rrënjët e x86 të Windows me Intel, nuk është befasuese që aplikacionet e trashëguara s’do të jenë të gatshme në pajisjet e reja. Por, ky do të jetë problem më i madh për bizneset se sa për përdoruesit shtëpiak. Pra, përderisa nuk shpresoni të përdorni Microsoft Word 2007 në një netbook të bazuar në ARM, ju nuk duhet të brengoseni shumë. Ndërmarrjet, në anën tjetër, mund të jenë më pak të prirura për të përdorur versionet e Windows në bazuara në ARM nëse ato kanë një dizajn softueri tjetër. Sidoqoftë, ekziston mundësi që edhe ndonjë palë e tretë të vij me emulator për pajisjet ARM nëse këtë nuk e bën Microsoft.

 

ARM kundër x86

Intel nuk është i brengosur të garojë kundër një tjetër dizajneri të çipave në universin e Windows, që ishte kryesisht fushë e Intel për 20 vitet e kaluara. Arkitektura x86 e Intel do të përkrah të dyjat, programet e reja dhe të vjetra të Windows në sistemin operativ Windows 8, dhe do të punoj në gjithçka duke filluar nga celularët e bazuar në Windows, deri tek televizionet dhe PC-të.

Intel gjithashtu e di që s’mund të varet nga Microsoft dhe PC që të garantojë të ardhmen në prodhimin e çipave. Përkundër popullariteti të çipave Atom për netbook, procesorët e tanishëm të Intel konsiderohen si tepër të uritur për energji që të garantojnë një bateri të gjatë sa kërkojnë pajisjet e reja mobile. Dizajni i procesorëve të ARM, në anën tjetër, përdoret nga shumë pajisje mobile si iPad dhe iPhone të Apple, si dhe një numër i madh i pajisjeve të bazuara në Android.

Nuk është e qartë nëse Windows ka përfshirë në Windows 8, por, thashethemet aktuale sugjerojnë që Windows 8 për pajisje mobile do të përfshijë një ndërfaqe të bazuar në elemente të Metro UI të Windows Phone 7.

Microsoft në prill shfaqi një version të hershëm të Internet Explorer 10 që punon në pajisjet ARM.

Lajmet e fundit>