Aplikacione

Windows 8 vjen më 2012

May 24 2011
0 Shpërndarje
Windows 8 vjen më 2012

altVersioni i ardhshëm i sistemit operativ të Microsoft, që pritet të jetë Windows 8, do të dal në treg në vitin 2012, sipas deklaratës të CEO-s së kompanisë, Steve Ballmer.

Ballmer këtë e publikoi në Tokio gatë një fjalimi për zhvilluesit e softuerëve. Vëzhguesit kanë pritur versionin e Windows për vitin e ardhshëm, por kjo është hera e parë që kjo konfirmohet nga vet kompania. Ballmer ndër të tjera u tha zhvilluesve “përderisa shohim para për gjeneratën e re të sistemeve të Windows, që do të dalin vitin e ardhshëm, do të ketë edhe shumë të tjerë në radhë,” sipas transkriptit të fjalimit të postuar në faqen zyrtare të Microsoft.

“Derisa ky vit po shkon kah fundi, ju mund të prisni të dëgjoni shumë më tepër për Windows 8,” shtoi Ballmer.

Kjo është hera e parë që Microsoft zyrtarisht konfirmon emrin e Windows 8.

Një lëshim në vitin 2012 do të vendoste Windows 8 tre vjet pas Windows 7, që doli në treg në korrik të 2009. Microsoft pret të shes më shumë se 350 milionë kopje të Windows 7 këtë vit, dhe kompania si zakonisht është përqendruar në versione të reja të sistemeve të saja operative që të rrit shitjet.

Sistemi Operativ i ri pritet të ketë një ndërfaqe të freskuar dhe do të përkrahë çipat me energji të ultë nga ARM, një lëvizje e dizajnuar që ti jap Microsoftit një mundës konkurrimi në tregun e tabletave.

Më shumë detaje për versionin e Windows mund të dalin në pah në konferencën e ardhshme në Kalifornia që mbahet javën e ardhshme, ku pritet të flas presidenti i divizionit të Windows brenda Microsoft, Steven Sinofsky.

Lajmet e fundit>