Mobile

Windows 8 pritet të rrisë përdorimin e pajisjeve mobile në biznes

Nov 12 2012
0 Shpërndarje

Ndërmarrjet kanë filluar të shqyrtojnë avantazhin e transformimit të proceseve të biznesit të tyre duke i drejtuar ato tek sistemet mobile. Dhe kjo jo vetëm për e-mailet apo kalendarin e punës. Shërbimet financiare apo shëndetësore janë të parat që po përdorin teknologjitë mobile për të transformuar biznesin e tyre dhe Windows 8 mund të ndihmojë në shpejtimin e procesit.

Smartfonët dhe tabletët kanë filluar ta pushtojnë tregun e ndërmarrjeve prej disa kohësh por lançimi i sistemit operativ Windows 8 mund të sjellë një transformim të vërtetë në këtë fushë. Në një sondazh të realizuar në shtator në 19 shtete të botës, me 599 ekzekutivë të nivelit-C dhe marrës vendimesh në IT, rezultoi se 61% e kompanive raportonin se punonjësit e tyre përdornin pajisjet personale në punë. Rreth 54% e tyre i përdorin smartfonët për punë bazë si lexim e-maili, faqesh uebi apo kalendar.

Çështja ndryshon pak me tabletët. Avanade, kompania që realizoi sondazhin, raporton se 33% e kompanive deklarojnë se punonjësit përdorin tabletët për punë bazë, ndërsa 33% deklarojnë se punonjësit i përdorin tabletët për përdorim të avancuar si aplikacionet e ndërmarrjeve të tipit CRM, menaxhim projektesh, krijim përmbajtjeje apo analizë të dhënash.

Mick Slattery i Avanade, zv. president ekzekutiv i Global Line Services, shprehet se beson që lançimi i Windows 8 dhe Windows Phone 8 do të vazhdojë të drejtojë kompanitë drejt adaptimit të pajisjeve mobile.

“Ajo që tregon hulumtimi është fakti se sa të rëndësishëm janë bërë tabletët në vendin e punës, në një kohë prej rreth 3 vjetësh. Kompanitë po i kuptojnë vlerat e përdorimit të tyre në biznes, atë se çfarë ofrojnë ato si dhe zgjidhjet që mund të sjellin. Me lançimin e Microsoft Windows 8 dhe Windows Phone 8, do të fillojë një valë e re e përgatitjes së ndërmarrjeve për pajisjet mobile, ndërkohë që punonjësit e tyre rrisin përdorimin e tabletëve apo smartfonëve për t’i realizuar punët e tyre sa më efektivisht”,- thotë Slattery. “E gjithë kjo ka të bëjë me faktin se si përdoret një pajisje për të ndryshuar proceset e biznesit, e jo thjesht për të dërguar e-maile gjatë gjithë kohës”,- shprehet Dan O’Hara, zv. president i sektorit Mobility në Avanade.

Përdorimi i pajisjeve mobile për të transformuar proceset e biznesit

Shërbimet shëndetësore, ato financiare apo të shitjes me pakicë janë në krye të përdorimit të pajisjeve mobile për të transformuar biznesin e tyre, shprehet O’Hara. “Avantazhi më i madh është angazhimi i konsumatorëve”,- shpjegon ai. “Në pjesën më të madhe të kohës, njerëzit shpërndajnë broshura tek klientët. Tashmë po përdoren tabletët në vend të tyre dhe ato arrijnë t’i angazhojnë vërtet njerëzit.”

Për shembull, thekson ai, ata që merren me shitjet e makinave mund të përdorin një tablet për të sjellë një aplikacion të konfigurimit të makinës në vendin ku konsumatori do ta provojë makinën e re. Përmes saj, klienti mund të kontrollojë opsionet dhe ngjyrat. Në shitjet me pakicë, shitësit mund të sjellë listën e regjistrimeve tek konsumatori, në vend të së kundërtës.

O’Hara thekson se teknikët e fushës në disa operatorë kabllorë apo kompani telekomunikacioni po përdorin tabletët për t’iu treguar konsumatorëve produkte të tjera të kompanisë. “Teknikët vijnë gjithmonë në shtëpitë tona”,- thotë O’Hara. “Janë të zotë për të instaluar shërbime, por ajo që nuk arrijnë ta realizojnë mirë është të reklamuarit e produkteve të tjera. Duke marrë me vete një tablet, tekniku arrin t’iu shfaqë vizualisht produktet klientëve, duke i lejuar ata të eksplorojnë opsionet e ndryshme përmes aplikacionit në tablet. Teknikët mund të mos jenë shitësit më të mirë të produkteve tuaja, por ata kanë avantazhin e të qenurit në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorët. Kohët e fundit kompanitë po e shfrytëzojnë këtë fakt, duke u krijuar teknikëve të tyre mjedisin e duhur për të shitur, në vend që t’i kthejnë ata në shitës të vërtetë.” “Për të përfituar nga avantazhet që sjell përdorimi i pajisjeve mobile tek punonjësit, kompanitë po riprojektojnë strategjitë e tyre të biznesit”,- shton Slattery. “Hulumtimi i Avanade shpalos faktin që këta udhëheqës po ndryshojnë proceset e biznesit si shitjet apo marketingun, së bashku me rolet brenda komapanisë, si stafi i burimeve njerëzore, për të përfituar nga përdorimi i pajisjeve mobile apo teknologjive të ngjashme me theks konsumatorin. Kërkimet e para në këtë aspekt tregojnë se ky adaptim po sjell frytet e veta tek të ardhurat, fitimet dhe shërbimet e konsumatorëve.”

Windows 8 mund të jetë faktor themelor në këtë proces

E gjithë kjo nuk lidhet me faktin që mund të zgjidhet çdo lloj pajisje. O’Hara tregon se Windows 8 mund të jetë me shumë mundësi era e re e pajisjeve nëpër zyra, ndërsa CIO-t përpiqen të standardizojnë një platformë të sigurte që mund të menaxhohet me të njëjtat mjete që përdoren për menaxhimin e kompjuterëve të korporatës.

“CIO-t kërkojnë siguri, mundësi zgjedhjeje dhe aftësi menaxhimi në pajisjet mobile. Këto ata po i shohin shumë mirë tek pajisjet me Intel dhe Windows 8. Dhe shumë kompani po sjellin pajisje të ndryshme me Windows 8”,- shtoi O’Hara. Ajo që do të bëjë ndryshimin në rritjen e shitjeve, thotë ai, do të jetë fakti se sa të personalizueshme janë pajisjet Windows 8 me kompaninë që i kërkon ato.

Pra, se sa i përgjigjen ato kërkesave të një organizate. Për shembull, disa organizata mund të kenë nevojë për tabletë që reziston ndaj rrëzimit në dyshemenë e magazinës. Disa të tjera mund të kenë nevojë për tabletë që punojnë 16 deri 24 orë, në mënyrë që të kalohen nga një punonjës në tjetrin kur të ndërrohen turnet. Në këtë rast, duhen bateri të ndërrueshme. “CIO-t duan të blenë pajisjet e duhura”,- shprehet O’Hara. “Është shumë e vështirë për një CIO të thotë: “Do të lidhem me katër shitës dhe tre sisteme operative”. Ata po kërkojnë standardizim. Nëse vendosin t’u japin një pajisje teknikëve të tyre, do të duan edhe 10 000 të tjera të të njëjtit lloj.” (CIO Albanian)

Tags >

windows 8
Lajmet e fundit>