Aplikacione

Windows 8 pa harduer shtesë

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
Windows 8 pa harduer shtesë

Çdo kompjuter që punon me Windows 7 do të mund të punoj edhe në Windows 8, versionin e ardhshëm të sistemit operativ të Microsoft, deklarojnë nga kjo kompani.Microsoft deklaroi që ka shitur më shumë se 400 milionë licenca të Windows 7,por përdorimi i Windows XP akoma është dyfish më i lartë në mbarë botën. Deri më tani gjithçka që dihet për Windows 8 janë dy prezantime të shkurtra teknike, ndërsa i treti pritet të shfaqet në shtator të këtij vitit.Kjo vjen në tentim për të joshur konsumatorët individual dhe bizneset të kalojnë në Windows 7 përkundër faktit që sistemi i ri operativ pritet të shfaqet diku gjatë vitit të ardhshëm.

“Dy të tretat e kompjuterëve biznesor akoma punojnë në sistemin operativ Windows XP. Kalimi i tyre në Windows 7 është shumë i rëndësishëm dhe urgjent ashtu që të mund të bashkëpunojmë së bashku në përmirësimin e shërbimeve. Pa marrë parasysh a përmirësoni kompjuterin tuaj apo blini një të ri, Windows do të adaptoj sistemin operativ me harduerin që për momentin përdoret për Windows 7. Windows 8 do të jetë i përshtatshëm për qindra milionë kompjuter modern që ekzistojnë dhe për pajisjet e të ardhmes,” deklaroi Tami Reller, nënpresident dhe CFO për Windows.

Nga prezantimet e Windows 8 që kemi parë deri më tani e dimë që sistemi i ri operativ do të jetë i përshtatshëm edhe për tableta me ekran prekës dhe kompjuterë, dhe që do të përkrah arkitekturën ARM që është një çip me energji të vogël për pajisjet mobile.

Përkundër ri-dizajnimit të sistemit Microsoft do të mbaj relativisht të ulëta kërkesat për harduer. Për të operuar “rehatshëm” Windows 7 kërkon procesor 1GHz, memorie 1GB RAM, 16GB hapësirë disku dhe grafikë DirectX 9.

Prezantimi i ri i Windows 8 pritet të jetë në Konferencën BUILD në Anaheim që organizohet në mesin e shtatorit (13-16 shtator).

Aktualisht, 27% e kompjuterëve të lidhur me internet punojnë në Windows 7, derisa 51% akoma janë në Windows XP, sipas Net Applications. Të gjitha versionet e Mac OS X përbëjnë vetëm 5.4% të kompjuterëve të lidhur me internet.

Lajmet e fundit>