Business & Management

Windows 8 nuk është i vetmi "fajtor" i uljes së shitjeve të PC-ve

Apr 18 2013
0 Shpërndarje
Windows 8 nuk është i vetmi "fajtor" i uljes së shitjeve të PC-ve

hp pc“Faji” për rënien e shitjeve të PC-ve nuk bie vetëm mbi Windows 8.

Një analist i shitjeve ka vënë në dukje për CIO.com se një nga arsyet kryesore ishin çmimet.

“Njerëzit duan pajisje të lira me prekje.

Ky është një aspekt ku Windows 8 nuk është në gjendje të konkurrojë për momentin,” u shpreh Stephen Baker, bazuar në të dhënat që firma e tij ka mbledhur lidhur me shitjet me pakicë të kompjuterëve.

Në ndryshim nga IDC, të cilët ia hodhën fajin Windows 8 për rënien e shitjeve të PC-ve, Baker tha se mungesa e pajisjeve me prekje dhe çmimet e larta për to, janë dy arsyet kryesore pse konsumatorët nuk dëshirojnë të shpenzojnë për PC-të.

Deri tani, PC-të me prekje, kanë pasur çmime relativisht të larta.

Për shembull, mesatarisht një kompjuter me prekje kushton 750 $. Për më tepër, vetëm 10% e notebook-ve me Windows 8 dhe me ekran me prekje, raportohet se janë shitur gjatë një periudhe tre mujore.

Sipas Baker, për sa kohë çmimet vazhdojnë të jenë të larta, Windows 8 do të vazhdojë të luftojë.

“Idealja do të ishte sikur pjesa më e madhe e PC-ve me prekje të kushtonin rreth 400 – 500 $.

Konsumatorët e kuptojnë vlerën e pajisjeve me prekje dhe janë të gatshëm të paguajnë më tepër për të, por jo aq shumë sa etiketat e sotme të çmimeve.

Nëse mesatarja do të ishte rreth 600 $, atëherë do të kishte më tepër interes,” u shpreh ai.

Përveç Windows 8 dhe Microsoft-it, edhe Apple është prekur nga ngadalësimi i shitjeve të Mac-ve të tij.

Madje në këtë konstatim përfshihen edhe iPad dhe iPad Mini. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>