Aplikacione

Windows 8 mund të preket nga shuarja e PC-ve të HP-së

Aug 22 2011
0 Shpërndarje
Windows 8 mund të preket nga shuarja e PC-ve të HP-së

Lajmi i HP-së për ndryshim të drejtimit të vet, duke ndalur biznesin e PC-ve, do të krijojë presion në Microsoft për ta “goditur topin nga pakoja” me Windows 8, u shpreh sot një analist.

 

“Kjo është shqetësuese, s’ka rëndësi nga e shihni këtë” tha Wes Miller, një analist me Kirkland, Wash.-based Directions në Microsoft, një frimë e specializuar në ndjekje të Microsoft-it. “HP ka qenë një partner i madh për një kohë shumë të gjatë, kështu që ju duhet ta peshoni ndryshimin në strategjinë e vet.”

Një shitje e Grupit të Sistemeve Personale të HP-së (PSG) është një ndikim i rënies së rëndësisë së kompjuterëve personalë – e ka një ndikime dhe në Windows, që furnizon shumicën e kompjuterëve personalë – në favor të pajisjeve të tjera, duke përfshirë smartphone-ët ose tabletët që kanë sisteme të tjera operative, tha Miller.

Dhe kjo e vë në mëdyshje nëse Microsoft do të lëshojë një sistem tjetër fitues operativ.

“Kjo rithekson nevojën për Microsoft që të godas topin nga pakoja me Windows 8” tha Miller. Windows 8, i cili nuk ka ndonjë orar zyrtar të daljes, do të riimprovizojë pamjen dhe ndjenjën e sistemit operativ 21 vjeçar dhe do të funksionojë në tableta, ka thënë Microsoft.

“HP e sheh të ardhmen ku PC-ja nuk është i përqëndruar” tha Miller, “sikur IBM që bëri në 2005-tën.”

Gjatë vite më parë, IBM shiti divisionin e vet të PC-ve tek Lenovo i Kinës.

Por një shitje ose shuarje e PSG-së së HP-së – shitësit më të madh botëtor të PC-ve, sipas Gartner – nuk nënkupton shuarjen edhe të kompjuterëve personalë.

“PC-të do të mbesin strategjikë sepse ata drejtojnë aplikacione që drejtojnë bizneset” tha Mark Margevicius, një drejtor hulumtues në Gartner. “Fakti që çdokush është duke luftuar [duke shitur PC] nuk e bën platformën më pak strategjike në biznes. PC-të janë një biznes mbarëbotëror, me 100 milionë njësi. Nuk është duke vdekur në ndonjë mënyrë.”/cio.al

Lajmet e fundit>