Aplikacione

Windows 8 do të jetë vështirë të shitet për biznese

Jun 4 2011
0 Shpërndarje
Windows 8 do të jetë vështirë të shitet për biznese

altMicrosoft mbajti prezantimin e parë të madh në atë se çfarë është zhvilluar në Windows 8 në konferencën D9 këtë javë. Windows 8 duket i spikatur. Duket i lëmuar. Duket inovativ në mënyrë mbresëlënëse. Por, gjithashtu duket se do të jetë një betejë e madhe për të bindur bizneset që të përqafojnë atë.

Të jem i sinqertë, mendoj që Windows 8 duket shkëlqyeshëm. Përkundër lutjeve të mija të vazhdueshme që Microsoft të heq dorë nga koncepti i Windows-it si tabletë, dhe në vend të kësaj të adaptojë Windows Phone 7, megjithatë Windows 8 duket që do të jetë platformë që do t’i ngjaj më shumë tabletave. Ndoshta mund të jetë sepse Windows 8 duket më shumë si Windows Phone 7, ose si ndërfaqja e Zune se sa që duket si Windows 7 që unë e di dhe e dua.

Çfarë Microsoft prezantoi me Windows 8 është një largim i madh nga sistemi operativ Windows i cili udhëheq më shumë se 90% të PC-ve në botë. Bizneset do të ngurrojnë të shpejtojnë dhe përqafojnë Windows 8 për shkak të ndryshimit në kulturë që ai shfaq, dhe për mundësinë e ndikimit në produktivitet derisa përdoruesit të adaptohen me risitë dhe veçoritë e ndërfaqes së re.

Përdoruesit urrejnë ndryshimet. Dhe, nëse është një ndryshim që atyre s’u pëlqen ose nuk e kuptojnë, ata automatikisht e hedhin atë në pishinën “ndrysho për hir të ndryshimit”. S’ka rëndësi nëse ndërfaqja shirit e Microsoft Office është më efiçente dhe intuite se sa shiriti i zakonshëm, ajo nuk ka ndalur një segment të gjerë të përdoruesve të Microsoft Office të ankohen për ndërfaqen shirit. Përdoruesit kundërshtojnë dhe s’brengosen të ndryshojnë ato listat kërcyese (Jump Lists) në Windows të cilat kursejnë kohë dhe i bëjnë ata më produktiv.

Ashtu edhe do të perceptohet Windows 8. Kam dyshimet e mija se ndryshimet që Microsoft po i lajmëron në Windows 8 do të bëjnë sistemin operativ më të mirë. Pasi të marrin mësimet fillestare si të përdorin ndërfaqen e Windows 8, përdoruesit do të jenë në gjendje të manovrojnë në sistemin operativ më shpejtë, të punojnë me më efikasitet, dhe të kryejnë më shumë punë. Por, shumica do të ndalen tek mësimet fillestare dhe të ankohen pse Microsoft duhej të ndryshonte gjërat që punonin në mënyrë të përkryer për ta në Windows 7 / Vista / XP.

Njëra ndër pikat shitëse të Windows 8 është që në fakt përdorë më pak resurse se që përdor Windows 7 dhe s’do të kërkoj harduer të ri. Ndoshta s’do të kërkoj harduer të ri që të operojë dhe të jetë funksional, por në mënyrë që të përdorni avantazhet e ekranit-prekës, të cilat duket se do të definojnë ndërfaqen e Windows 8, hardueri i ri do të jetë i nevojshëm. Pa harduerin e ri që mbërthen cilësitë unike të Windows 8, duket si një lëvizje më pak joshëse.

Ndoshta disa biznese do të jenë më të gatshme të bëjnë ndryshimin nga Windows XP në Windows 8 pasi sistemi operativ ndryshon në mënyrë aq dramatike sa rrit vlerën e perceptimit. Kompanitë që nuk ndjejnë simpati të kalojnë në Windows 7, arsye për këtë mund të kenë që Windows 7 s’është asgjë më shumë se Windows XP me pak bonbone më të mira për sy, dhe kalimi në Windows 8 do të jetë shumë më joshës për ato.

Por, unë do të thosha që kompanitë që ndjehen në këtë mënyrë janë shumë të pakta në numër. Numri më i madh i konsumatorëve që s’do të lëvizin në Windows 7 si arsye kryesore mund të kenë fondet e pamjaftueshme për këtë lëvizje, ose do të jenë të frikësuara nga ndërfaqja krejtësisht e re në Windows 8.

Personalisht, unë s’mund të pres që të filloj të përdor Windows 8. Vetëm që s’jam i sigurt nëse bizneset do të bënin të njëjtin hap.

Lajmet e fundit>