Aplikacione

Windows 8: Cili version është për juve?

Apr 30 2012
0 Shpërndarje
Windows 8: Cili version është për juve?

Në një postim në bllogun zyrtar nga Microsoft kanë zbuluar se do të jenë tri versione të sistemin operativ të ardhshëm të kësaj kompanie, Windows 8. Ky lajm sqaron disa gjëra të thjeshta, por edhe shton pyetje të cilat lënë akoma dyshime nëse Windows 8 është sistemi operativ “i duhur” për përdoruesit.

Një gjë është e qartë, versioni i ardhshëm i Windows do të quhet Windows 8. Megjithatë nëse do të operoj në harduer prej ARM atëherë do të quhet Windows RT.

Sidoqoftë, postimi në bllog zbulon që Windows 8 do të vjen në tri versione: Windows 8, Windows 8 Pro dhe Windows RT. Por, qarkullojnë disa zëra që Microsoft do të sjell edhe një version të katërt të sistemit operativ Windows 8 i cili do të jetë veçanërisht për organizata. Do të quhet Windows 8 Enterprise dhe do tu shërbej konsumatorëve që kanë licencën për sigurim të softuerit, Software Assurance.

Pra, do të jenë tri versione për konsumatorë privat dhe një për organizata. Cilin do të duhet ta zgjedhni ju?

Microsoft ka thjeshtuar gjërat me Windows 8. Derisa Windows 7 ka ardhur në shtatë versione të ndryshme duke detyruar përdoruesit të shqyrtojnë mirë mundësitë që ofron secili version, Windows 8 do të jetë i ndarë pothuajse në dy opsione: për konsum të përditshëm dhe biznesi. Pra do të jetë Windows 8 për konsumatorë normal, dhe Windows 8 Pro për përdorim biznesi.

Do të ekzistoj edhe Windows RT dhe Windows 8 Enterprise, por ato janë versione speciale për skenar të veçantë. Në fakt, Windows RT nuk mund të blihet, por do të vjen i para-instaluar në tabletët ose PC-të e bazuar në harduerin e ARM. S’mund të lidhet me domenin rrjetor të Microsoft, ose të operoj me softuer tradicional të Windows. Windows RT duket se do të jetë i ngjashëm me Windows 8 sa do të jetë Windows Phone ose Xbox 360, prandaj vështirë se mund të konsiderohet i ngjashëm me Windows 8.

Windows 8 Enterprise do të përfshijë të gjitha karakteristikat e Windows 8 Pro me shtesa të veçanta për IT organizata që mundësojnë menaxhimin e PC-ve dhe vendosjen e masave të sigurisë, virtualizim, skenarë të reja mobile dhe të ngjashme në organizata, shkruan në bllogun e Microsoft.

Pra me mbetjen e vetëm dy mundësive në tavolinë zgjedhja duket e lehtë: merrni Windows 8 Pro.

Me Windows 8 Pro ju do të keni kodimin BitLocker dhe BitLocker-to-Go, dhe Encrypted File System (EFS) që të jeni në gjendje të ruani të dhënat tuaja nga qasja e paautorizuar. Windows 8 Pro gjithashtu ju ofron mundësinë për të filluar (boot) drejtpërdrejt nga VHD që mund të jetë e dobishme.

Gjyshja apo kushërinjtë tuaj mund të mos kenë nevojë për Windows 8 Pro pasi s’kanë nevojë të lidhen në një domen rrjeti apo të përdorin Group Policy. Atyre mund tu shërbej Windows 8. Dhe gjithashtu nëse keni Windows 7 Ultimate ose Windows 7 Professional vendimi për ju tashmë është marrë. E vetmja mundësi e ngritjes do të jetë Windows 8 Pro. /cio.al/

Lajmet e fundit>