Siguri

Windows 10 mund të jetë falas për përdoruesit e Windows 8

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Windows 10 mund të jetë falas për përdoruesit e Windows 8

windows-10-logoMicrosoft ka lëshuar një “Vëzhgim Teknik” për sistemin e vet të ardhshëm operativ Windows 10 me një dritare të lëshimit të lajmëruar “më vonë gjatë vitit” 2015, duke eliminuar spkeulimet që mund të lëshohet në prill të vitit 2015. Por ajo që do të sjell muaji prill është mbajtja e konferencës së planifikuar vjetore Build ku pritet të zbulohen më tepër informacione në lidhje me Windows 10.

Kjo licencë e “Vëzhgimit Teknik” do të skadojë më 15 prill, 2015, kështu që koha do të jetë mjaft e përshtatshme. Pas një përpjekje të pasuksesshme për të lidhur veprimet me desktop dhe pajisje mobile në Windows 8, Microsoft vendosi të ndjekë dy hapa më tej, duke e tejkaluar emrin Windows 9 dhe duke kaluar drejt në versionin Windows 10 të vitit të ardhshëm.

Windows 10 thuhet që do të punojë më tepër si Windows 7 se sa 8, duke u përqendruar fuqishëm në aplikacionet për Windows. Do të bëhet rikthimi i menusë Start dhe do të bëhet një ri-dizajnim i ndërfaqes, së bashku me aplikacionet “më të fundit” që mund të përshtaten në madhësi të ndryshme dhe aplikacionet tradicionale. Një veçori e re e quajtur Snap Assist do të ndihmojë përdoruesit në nxjerrjen e aplikacioneve nga desktopët e tjerë brenda Task View.

Kjo veçori Task View do të shfaqë një pamje të të gjitha aplikacioneve të hapura, ngjashëm siç është Expose në Mac. Me një përqendrim në unifikim, Microsoft tha në konferencën e vet të fundit që Windows 10 do të jetë i njëjti sistem operativ që do të punojë në çdo vend nga desktopët, e deri tek smartfonët. Në fakt, sistemi i ri operativ thuhet që është forca kyçe motivuese prapa platformës së re për smartfon.

Edhe pse sistemi i ri operativ nuk do të jetë falas, siç sugjeronin disa thashetheme, presidenti i përfaqësueses së kompanisë Microsoft në Indonezi, Andreas Diantoro konfirmon që do të jetë si përditësim pa pagesë për të gjithë përdoruesit e Windows 8. Duket që do të na duhet të presim për ngjarjen Build të prillit për të parë më tepër informacione në lidhje me çmimin dhe datën e lëshimit zyrtar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>