Mobile

Wind në Itali kërkon ndarjen e rrjetit celular

Oct 11 2012
0 Shpërndarje
Wind në Itali kërkon ndarjen e rrjetit celular

Kompania e tretë celulare në Itali, Wind u bëri thirrje konkurrentëve të saj të ndajnë frekuencat dhe antenat e tyre për të ndihmuar në hapjen e një rrjeti të ri super të shpejtë.

Shefi ekzekutiv, Maximo Ibarra tha në një deklaratë në Capri se beson që kompanitë telefonike janë tashmë në dijeni të faktit se krijimi i një “kompanie të bashkuar” që do të ndante frekuencat dhe rrjetin, do të sillte konkurrencë më të madhe mbi shërbimet e gjithsecilës.

Kjo procedurë në Itali duhet të ketë mbështetjen e shtetit

Në shumë vende në Europë, operatorët celularë kanë rënë dakord për një marrëveshje të tillë apo janë në bisedime e sipër për kontratat e përdorimit të përbashkët të rrjeteve, duke reduktuar kështu kostot dhe duke rritur mbulimin me valë në të gjithë vendin.

Në qershor, Vodafone dhe O2, në zotërim të Telefonica Spanjë, ranë dakord të formonin një shoqëri partneriteti (joint venture) në Britani, duke bashkuar infrastrukturën e tyre si dhe duke reduktuar kostot e ndërtimit të një shërbimi super të shpejtë. Ibarra theksoi gjithashtu se kjo procedurë në Itali duhet të ketë patjetër ndihmën e shtetit.

Telecom Italia, kompania më e madhe e telekomunikacionit në këtë shtet, ka filluar bisedimet me organizatën financuese të mbështetur nga shteti, Cassa Depositi e Prestiti (CDP) për të zgjeruar infrastrukturën e saj. CDP pritet të përfshihet shumë pak në këtë projekt. (CIO Albanian)

Tags >

celularë
Lajmet e fundit>