Aplikacione

WhatsApp hedh hapin e parë drejt pagesave dixhitale në aplikacion

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Ekspansioni në Indi është vetëm hapi i parë i WhatsApp drejt implementimit të një platforme universale të dërgimit të parave. WhatsApp hedh hapin e parë drejt pagesave dixhitale në aplikacion Photo Source: Reuters

Aplikacioni popullor i komunikimit WhatsApp në pronësi të rrjetit social Facebook bëri hapin e parë drejt pagesave dixhitale në Indi duke ofruar për herë të parë një shërbim të tillë.

WhatsApp po punon që të mundësojë pagesat mes përdoruesve në Indi në gjashtë muajt e ardhshëm raportuan mediat lokale duke cituar burime të fshehta.

India është një prej tregjeve më të mëdha të WhatsApp me plot 200 milion përdorues. Pagesat dixhitale janë një kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të Tencent me aplikacionin WeChat në Kinë.

Aktualisht WhatsApp është në kërkim të një kandidati me eksperiencë në Ndërfaqen Indiane të Pagesave dhe aplikacionit BHIM përmes të cilit qytetarët e këtij vendi transferojnë para.

Gjatë muajit Shkurt, bashkëthemeluesi i WhatsApp Brian Acton kishte thënë për mediat lokale se aplikacioni ishte në fazat fillestare të implementimit të shërbimit.

Ekspansioni në Indi është vetëm hapi i parë i WhatsApp drejt implementimit të një platforme universale të dërgimit të parave. /CIO Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>