Harduer

Western Digitals paraqet drajverin hibrid më të hollë në botë

Sep 13 2012
0 Shpërndarje
Western Digitals paraqet drajverin hibrid më të hollë në botë

Disa muaj pasi filloi të bënte dërgesat e Scorpio Blue 7mm, kryesisht për ultrabook dhe notebook të tjera të Intel, Western Digitals paraqet të hënën drajverin e ngurtë 2.5 inç i cili është më i hollë në botë.

Krijuesi më i madh i HDD ka filluar të eksperimentojë me HDD të hollë 5mm dhe do ta paraqesë këtë teknologji në WD Investor Day në 13 shtator 2012.

“Më shumë pajisje po bëhen më të vogla, të holla dhe me një kohë përgjigje më të lartë,” tha Matt Rutledge, zv.Presidenti i WD në një konferencë për shtyp ku prezantoi hard diskun e ri. “Duke punuar me partnerët tanë teknologjikë për drajverat e rinj 5mm me performancë dhe hapsirë rezervimi të madhe, në mënyrë që klientët tanë të kenë eksperienca të reja në këtë fushë.”

Në këtë konferencë kompania vuri në dukje cilat ishin avantazhet kryesore e të përdorurit teknologjinë 5mm e drajverave hibrid, të cilët kombinojnë MLC NAND flash me disqet magnetikë për të kapur më shumë të dhëna.

Edhe pse konferenca e ardhshme është akoma e panjojtur se kur do të ndodhë, fakti që përmend Asus dhe Acer si partnerë sugjeron se drajverat e rinj do të jenë të shpeshtë nga dy kompanitë tajvaneze. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>