Siguri

Washington Post: NSA ka mundësi që të regjistrojë 100 % të thirrjeve telefonike të një shteti

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Washington Post: NSA ka mundësi që të regjistrojë 100 % të thirrjeve telefonike të një shteti

nsa-wizardSipas dokumenteve të publikuara nga Washington Post, NSA për momentin ka mundësi që të regjistrojë 100 për qind të thirrjeve telefonike të një shteti, duke mundësuar ridëgjimin e secilës telefonatë deri në 30 ditë më vonë.

Programi për ndërmjetësim të zërit, i quajtur MYSTIC, është lëshuar gjatë vitit 2009 dhe përdorimi i plotë i tij u mundësua në vitin 2011. Sipas Post, për momentin, është vendosur në të paktën një shtet dhe është shqyrtuar mundësia e përdorimit të kësaj metode edhe tek shtetet e tjera, ndonëse në dokumente nuk është përmendur emri i ndonjë shteti të caktuar që është përfshirë për arsye të sigurisë kombëtare. 

Sipas një përmbledhjeje të fshehtë, programi është një incizues që mund të kuptohet dhe që kap mjaft mirë zërin, duke e incizuar “secilën” bisedë dhe duke e ruajtur atë për analiza të mëvonshme deri një muaj më vonë. Ky dokument shkon përtej programeve të raportuara që bëjnë grumbullimin e meta-të dhënave, që kapte numrat e telefonit dhe kohët e thirrjeve, por jo edhe zërat e thirrjes telefonike.

Duhet theksuar se asnjë program survejimi deri më sot i përdorur nga NSA nuk ka përfshirë gjithë sistemin telefonik të një kombi. Ndërkohë zëdhënësja e NSA-së, Vanee Vines , në një deklaratë me  e-mail , tha se: “raportimi i vazhdueshëm rreth teknikave specifike dhe mjeteve të përdorura për veprimtari të ligjshme nga NSA është shumë i dëmshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj.”

Për tu njohur me më shumë detaje klikoni këtu (CIO Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>