Investim

Wall Street Journal: Yahoo në bisedime për blerjen e faqes së videove Dailymotion

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Wall Street Journal: Yahoo në bisedime për blerjen e faqes së videove Dailymotion

yahoo Gazeta e famshme Wall Street Journal raporton se Yahoo ka filluar bisedimet për blerjen e faqes së videove online Dailymotion, një nga më populloret e këtij lloji në internet. Nëse ky raportim është i saktë, atëherë do të jetë një nga hapat më të mëdhenj që prej ardhjes së Marissa Mayer si CEO e kompanisë në korrik të vitit të kaluar.

Yahoo thuhet se po tenton të blejë 75% të Dailymotion, e cila zotërohet nga firma franceze e telekomunikimit Telecom-Orange. Dailymotion mund të vlerësohet në rreth 300 milionë $, sipas artikullit të publikuar në WSJ, e cila thekson se marrëveshja mund edhe të mos ndodhë.

“Për momentin nuk mund të japim asnjë konfirmim, përgënjeshtrim apo koment mbi këto spekulime,” deklaroi drejtori i menaxhimit të Dailymotion, Roland Hamilton.

Ndërsa vetë Yahoo dhe Telecom-Orange refuzuan të komentonin lidhur me çështjen.dailymotion

Telecom-Orange e bleu Dailymotionpër 170 milionë $ në janar. Pjesa e editorialit dhe menaxhimit operojnë të pavarura nga francezja Telecom-Orange.

Dailymotion renditet si faqja me numër 12 në videot online, sipas firmës comScore. Po sipas saj, Dailymotion ka 116 milionë vizitorë unikë në muaj. YouTube, që zotërohet nga Google, është portali numër një në botë për video online.

Nëse Yahoo blen Dailymotion, atëherë kjo do të jetë lëvizja më e madhe e kompanisë që prej ardhjes së CEO-s aktuale, Marissa Mayer, e cila ka punuar më parë në Google. (CIO Albanian)

Tags >

yahoo
Lajmet e fundit>