Siguri

Votimet online? Të sigurta për çmimet Oscar por jo për votimet elektorale

Feb 19 2013
0 Shpërndarje
Votimet online? Të sigurta për çmimet Oscar por jo për votimet elektorale

online votingPër herë të parë në histori, fituesit e Oscar u zgjodhën nga votimet online. Akademia e Arteve dhe Shkencës Filmike (AMPAS) vendosi që ti lejojë anëtarët e saj të votojnë online, por siguria kibernetike dhe ekspertët e zgjedhjeve thanë se hedhja e votës online për zgjedhjet publike është akoma shumë larg.

Edhe të zgjedhurit e fituesit për Pikturën më të mirë (Best Picture) hapi një problem serioz. Afati i fundit për votimet në Oscar u shty deri në fund të janarit për shkak se disa nga anëtarët patën probleme me regjistrimin e llogarive. Por në votimet elektorale afati nuk mund të shtyhet.

Kompanitë që dizenjojnë sistemet e votimeve për shfaqet që japin çmime apo për mbledhjet e aksionerëve të korporatave mund të sygjerojnë që këto sisteme të përdoren edhe për gara elektorale.

Gjithësesi këto pretendime duhen parë me skepticizëm tha shkencëtari kompjuterik David Jefferson, Kryetari i Fondacionit Votime të Verifikuara, jofitim prurës.

“Ekzistojnë diferenca të mëdha midis votimeve elektorale publike dhe private si: niveli i sigurisë së kërkuar, niveli i privatësisë së kërkuar apo niveli i transparencës së kërkuar”, tha Jefferson në një konferencë për shtyp nëpërmjet telefonit.

Shumë shtete kanë lejuar regjistrimin online të votuesit duke ofruar informacione mbi kandidatët edhe fletëvotime të printuara. Me këtë nivel zhvillimi të teknologjisë që ne kemi sot interneti nuk është mjaftueshëm i sigurtë, tha Jefferson. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>