Business & Management

Volvo shndërron Polestar në një markë makinash elektrike

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë dy prej tregjeve më premtuese në këtë drejtim. Volvo shndërron Polestar në një markë makinash elektrike

Prodhuesi i njohur Suedez i makinave Volvo shndërroi biznesin e saj të makinave Polestar Performance në një biznes makinash elektrike.

Ky njoftim erdhi të Mërkuren nga vetë kompania e cila zbuloi fokusin e rei në makinat elektrike. Polestar, blerë nga Volvo në 2015-ën, do të prodhojë makina të performancës së lartë me markën e Volvo.

Ofertat e reja do të konkurrojnë me makinat elektrike të Tesla dhe Mercedes AMG tha Volvo. “Polestar do të jetë një konkurrent i besueshëm në tregun global të makinave elektrike të performancës së lartë,” tha një zëdhënës i kompanitë.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë dy prej tregjeve më premtuese në këtë drejtim. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>