Slider

Volvo po eksperimenton me makinat që vetë-parkohen

Jun 25 2013
0 Shpërndarje
Volvo po eksperimenton me makinat që vetë-parkohen

volvoTë gjithë kemi kohë që ëndërrojmë për makinat që parkohen vetë – veçanërisht kohët e fundit, kur ato mund të jenë më pranë realitetit se kurrë.

Sipas deklaratës për shtyp të Volvo-s, koncepti më i ri i kompanisë për makinat do të jetë gjetja e vendit të parkimit nga vetë makina, pa pasur nevojën e shoferit. Ato do të jenë në fakt “makina inteligjente” të cilat do të ndërveprojnë në mënyrë të sigurtë me makinat e tjera, me këmbësorët apo rrugët.

Pasi shoferi të aktivizojë shërbimin përmes aplikacionit mobile, makina do të përdorë sensorët për të gjetur rrugën drejt një vendi të lirë parkimi. Në momentin që shoferi rikthehet tek makina e tij, ndodh procesi i anasjelltë.

Gjithsesi, shërbimi për momentin funksionon vetëm me vendet e parkimit që janë projektuar për t’u përshtatur me teknologjinë Vehicle 2 Infrastructure.

Është ende shpejt që kjo teknologji të implementohet gjerësisht nëpër makina. Siç shkruan edhe këshilltari i sigurisë në Volvo, Thomas Broberg, në blogun e kompanisë, “këto teknologji janë ende në zhvillim e sipër. Gjithsesi, ne po ndërmarrim hapat e parë drejt të qenurit lider në këtë fushë duke prezantuar karakteristikat e para të vetë-parkimit në makinat e reja Vovlo XC90, të cilat do të zbulohen në fund të vitit 2014.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>