Harduer

Volkswagen synon kompjuter me rrota

May 27 2011
0 Shpërndarje
Volkswagen synon kompjuter me rrota

altRruga të cilën Volkswagen dëshiron të marrë në ndërtimin e makinave është ajo e cila do ti pajis ato me inteligjencë, komunikim dhe lloje të reja të aftësive.

Warren Ritchie, CIO i Volkswagen Group of America, i quan këtë veturë si pajisje inteligjent, diçka që në të vërtetë pak a shumë është “një kompjuter me rrota.”

Që të ndihmoj të arrij këtë synim, Ritchie gjithashtu po ndërton një lloj tjetër të IT organizatës që është më shumë e integruar me biznes. Dhe ai gjithashtu është duke e bërë këtë në të njëjtën kohë kur njësi biznesore po deklarojnë pavarësinë nga IT duke blerë krijuar shërbimet e veta për cloud.

Vetura e të ardhmes do të jetë të dyja, edhe produkt edhe shërbim, dhe kjo kërkon integrim edhe më të madh. Një veturë e tillë do të jetë e aftë për të ndjerë dhe diagnostikuar një problem, të rekomandoj riparimin, të kontrolloj në gatishmërinë e pjesëve në depo, e edhe ti ofroj orar për të riparuar veturën pronarit.

Kjo veturë do të jetë e lidhur me sistemet e nivelit të pasëm, tha Ritchie, duke folur në Forrester IT Forum: “Shumë shërbime që po parashikojmë do të kërkojnë qasje në funksionalitetin apo të dhënat e korporatës,” tha ai.

Vetura gjithashtu do të jetë e dizajnuar të punoj me elektronikën e konsumatorëve.

“Ne duhet ta krijojmë si një vend ku konsumatorët mund të lidhen me veturën e tyre,” tha Ritchie.

Parametrat e gjerë të asaj çfarë Volkswagen po mundohet të bëj është gjithashtu një synim i industrisë së prodhuesve të veturave.

Sipas analitikëve nga Forrester, IT organizatat po sfidohen nga njësitë biznesore që ndjehen shumë të liruara nga IT. Këto njësi biznesore janë mundësuar nga konsumerizimi i teknologjisë – aftësia për të vet-ofruar shërbimet me anë të shërbimeve cloud, për shembull, të ndeshen me nevojat e menjëhershme biznesore.

Sharyn Leaver, nënpresidentë në Forrester, përfshiu problemin në sondazhin e bërë së fundmi me 2700 liderë biznesi.

“Lajm i mirë është që s’ka dyshim që liderët biznesor pajtohen që e ardhmja e organizatës së tyre lidhet me teknologjinë,” tha Leaver, e cila përmendi që 87% në sondazh theksuan që teknologjia është një çështje kritike për organizatën e tyre.

Por, ana negative është që 65% e atij grupi bëjnë blerje teknologjike në mënyrë direkte, pa IT. Shumica e njerëzve në biznes që anashkalojnë IT-në janë të marketing, të cilët ndjejnë që IT nuk lëviz mjaft shpejt për ta, -deklaroi Leaver.

CIO i Volkswagen, Ritchie, tha në një intervistë që ai po u përgjigjet këtyre ndryshimeve duke krijuar një grup njerëzish brenda IT organizatës së tij të cilën janë të fokusuar në kuptimin e biznesit, drejtimin që ai po lëviz, dhe të cilët dinë si të arkitektojnë nevojat e ardhshme për teknologjitë që po shfaqetn.

Ritchie ka krijuar një pozitë “teknologjist biznesor”, dikush që vepron në një rol konsultues me biznesin për t’u ndihmuar atyre të marrin vendime teknologjike.

Aftësitë e nevojitura për një teknologjist biznesor përfshin përvojë IT, të kryqëzuar me disa kuptimin e integrimit dhe aftësinë për të biseduar në gjuhën e biznesit.

Ritchie pajtohet që aftësitë vet-ofruese po ndihmojnë në ndryshimin e rolit të IT dhe trendi është këtu për të qëndruar. “Ky është realiteti i asaj çfarë po ndodh – ne vetëm po provojmë ta bëjmë një vet-ofrim sa më të mirë,” përfundoi ai.

Lajmet e fundit>