Business & Management

Vodafone thyen pritshmëritë me një performancë të fuqishme

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Në kontrast ishin divizionet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë të cilat patën rritje me 1.2% në të ardhurat e gjeneruara në 2.88 miliard Euro. Vodafone thyen pritshmëritë me një performancë të fuqishme

Gjigandi Britanik i telekomunikacionit Vodafone Group publikoi raportin e parë fiskal për 2017-ën duke raportuar një rënie të të ardhurave në 11.47 milion Euro në tre mujorin e parë të vitit nga 11.87 miliard dollar që ishte një vit më parë.

Ndërsa kompania vuri theksin tek një tre mujor të shkëlqyer në Evropë falë rritjes në Spanjë dhe Itali, të ardhurat në total nga divizioni Evropian ranë me 4.8% krahasuar me një vit më parë në 8.29 miliard Euro.

Në kontrast ishin divizionet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë të cilat patën rritje me 1.2% në të ardhurat e gjeneruara në 2.88 miliard Euro.

Shërbimet gjeneruan 10.8 miliard Euro. Vodafone tha se kishte bërë progres gjithashtu në ofrimin e shërbimeve. Kompania zbuloi se trafiku i të dhënave u rrit me 63% krahasuar me një vit më parë.

Shërbimet 4G vazhdojnë të tërheqin abonentë. Vodafone numëron 83.5 milion abonentë që përdorin shërbimet LTE në 22 Shtete, një rritje me 8.8 milion krahasuar me tremujorin paraardhës.

Vodafone gjithashtu ofron shërbime fikse të internetit të shpejtësisë së lartë për 98 milion shtëpi në mbarë Evropën, një rritje me 24 milion krahasuar me 2016-ën. Vetëm në Britani kompania ka 15 milion abonentë të internetit fiks. /CIO Albanian

Tags >

vodafone
Lajmet e fundit>