Mobile

Vodafone sjell ‘Secure SIM’

Mar 6 2012
0 Shpërndarje
Vodafone sjell ‘Secure SIM’

Vodafone ka zhvilluar një kartelë SIM që mund të përdoret në celularë të mençur për të ofruar qasje të sigurt në të dhënat e rrjeteve si dhe kriptimin e thirrjeve telefonike, SMS mesazheve dhe email-ëve, deklaruan nga operatori telefonik në Cebit.

Në qershor, Secure Login do të jetë shërbimi i parë që përdor Secure SIM, duke punuar në një alternativë të smart kartelave tradicionale sipas Vodafone.

Kur punëtorët të lidhen në rrjetet e korporatës së tyre, kartela SIM dhe serveri në fillim shkëmbejnë të dhënat e çelësave. Punëtori ka qasje vetëm pasi që kartela të identifikohet, pranohet, dhe të futet PIN-i.

Në fund të verës, operatori do të shtoj aftësinë për të kriptuar email-at dhe thirrjet telefonike. Që të funksionoj thirrja e kriptuar, pos telefonuesit, edhe pranuesi i telefonatës duhet të ketë një kartelë SIM të Vodafone.

Nuk ka nevojë për softuer shtesë për këto shërbime. Ato do të punojnë të pavarura nga Sistemi Operativ, dhe në rreth 90% të të gjithë celularëve të mençur, gjithnjë sipas Vodafone.

Por, për shembull, implementimi në iOS nuk është aq i sigurte sikur ai për Android, pasi Apple nuk ka lejuar atë të ketë qasje në të gjitha pjesët e Sistemit Operativ që kërkohej.

Secure Sim është zhvilluar në bashkëpunim me Giesecke&Devrient, një kompani e specializuar në smart kartela, por që gjithashtu printon bankënota dhe pasaporta për qeverinë gjermane.

Kartelat e reja së pari do të shfaqen në Gjermani, por nëse gjithçka shkon sipas planit ato do të shfaqen edhe në vendet tjera ku operon Vodafone, deklarojnë nga Vodafone Germany.

Lajmet e fundit>