Investim

Vodafone largohet nga Franca

Apr 4 2011
0 Shpërndarje
Vodafone largohet nga Franca

altVodafone ka vendosur të largohet nga tregu francez i telefonisë. Kompania ka vendosur të shet 44% të aksioneve në kompaninë telekomunikuese SFR, kompanisë franceze Vivendi për një shumë prej 7.95 miliardë eurosh.

Marrëveshja ka zgjatur për disa muaj ndërsa finalizimi u konfirmua të premten. Me këtë marrëveshje kompania Vivendi merr SFR në kontroll të tërësishëm.
Në anën tjetër Vodafone deklaroi që do të kthej 4 miliardë në shpagimin e aksioneve për investuesit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për të mbuluar borxhet e kompanisë.
Aksionet e Vodafone në SFR i kanë kontribuar buxhetit total të kompanisë me profit operues prej 573 milionë funtash në vitin fiskal që mbaroi me 31 mars 2010, ndërsa në gjashtë muajt vijues kjo shifër ka qenë në 284 milionë funtash.
Vitin e kaluar Vodafone ka shitur 3.2% të aksioneve në China Mobile, dhe ka zhveshur aksionet e saja në Softbank në Japoni. Por, kompania vazhdon të investojë në disa tregje tjera, si në Indi, ku përgatitet të blej 33% në joint-venture Vodafone-Essar në mënyrë që të marrë në pronësi të tërësishme.
Kurse Vivendi, pronar i ri i SFR, tashmë ka investime në fushën e telekomunikacionit në kompani të ndryshme në Francë, Maroku, dhe Brazil.

Lajmet e fundit>