Mobile

Vodafone Albania prezanton ofertat e reja për shërbimet e internetit 3G

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
Vodafone Albania prezanton ofertat e reja për shërbimet e internetit 3G

Rrjeti 3G tashmë është shtrirë në Tiranë dhe Durrës dhe sipas burimeve nga kompania Vodafone, rrjeti 3G do të mbulojë brenda pak muajsh edhe Shkodrën, Vlorën, Beratin, Fierin, Elbasanin dhe Korçën, për t’u shtrirë gradualisht në të gjithë vendin. Menaxherja e shërbimeve me vlerë të shtuar (VAS) te Vodafone Albania, Shqipe Berisha, thotë se tashmë interneti i shpejtë nuk është më ekskluzivitet i operatorëve fiks.

Sipas znj. Berisha, karta aktuale SIM e çdo abonenti që ka një celular, tablet apo netbook të përshtatshëm për 3G, mund t’u ofrojë mundësinë që të përjetojnë shpejtësi të tilla interneti që klientët ishin mësuar t’i përfitonin vetëm përmes shërbimeve tradicionale të internetit me kabllo. Çmimet që Vodafone Albania ofron për shërbimin e internetit në celular janë vërtet të përshtatura sipas nevojave të klientit. Për një përdorues ditor me parapagesë – paketa ditore e internetit prej 30 MB kushton vetëm 60 lekë; për një javë akses në internet klientët mund të blejnë paketën 7-ditore prej 200 MB për 300 lekë (me TVSH).

Të gjithë të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 131 dhe të ndjekin udhëzimet përkatëse për të blerë një nga paketat e mësipërme. Në anën tjetër, shumë kanë dëgjuar edhe për shërbimin Vodafone Mobile Broadband. Për klientët me parapagesë ofrohet modemi USB (14.4 Mbps), karta SIM dhe tri paketa mujore falas 2 GB/paketë për vetëm 6,500 lekë. Ata me kontratë, përfitojnë Modemin USB (14,4 Mbps) dhe për muajin e parë të pajtimit përfitojnë 2GB ose 5 GB pa pagesë fikse mujore në varësi të planit tarifor të përzgjedhur VMB 2GB apo VMB 5GB. Këto produkte mund të blihen në çdo dyqan Vodafone.

Tashmë me të njëjtat tarifa si për telefonatat e zakonshme, të gjithë abonentët nën mbulimin e rrjetit 3G të Vodafone mund të përdorin shërbimin “video-thirrje”. Abonentët mund të zgjedhin të përdorin shërbimin video-thirrje për të parë dhe folur me miqtë, të afërmit dhe partnerët e biznesit, mjafton që të dyja palët të kenë mbulim me rrjetin 3G dhe celularë të përshtatshëm për video-thirrje.

Lajmet e fundit>