Uncategorized

Vodafone Albania dominon tregun e telefonisë celulare

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Vodafone Albania dominon tregun e telefonisë celulare

Tregu i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri po dominohet gjithnjë e më shumë nga “Vodafone Albania”.

Të dhënat financiare të vitit 2011, treguan se nga 39 miliardë lekë që ishte volumi i tregut, “Vodafone” zotëronte 52%, ndërsa të tre operatorët e tjerë së bashku 48%. “Vodafone Albania” ka arritur gjithashtu të rrisë xhiron e vet vjetore krahasuar me vitin 2010, ndërkohë që “AMC” dhe “Eagle Mobile” kanë pësuar rënie të ndjeshme, përkatësisht 20% dhe 8%.

“AMC”, operatori i parë i telefonisë celulare në Shqipëri zotëronte në fund të vitit të kaluar 34% të tregut, çka tregon se kjo kompani vazhdon të jetë humbëse në betejën disa vjeçare me operatorin tjetër të madh, “Vodafone Albania”. Pas dy vitesh rritje, edhe “Eagle Mobile” ka pësuar rënie të të ardhurave, si rrjedhojë e konkurrencës më të fortë dhe e procesit të rregullimit të tarifave.

Gjithsesi, pjesa e tregut të “Eagle Mobile” ka ngelur praktikisht e pandryshuar pranë nivelit 12%. Shoqëria më e re në treg, “Plus Communication”, në vitin e saj të parë me aktivitet të plotë ka regjistruar një xhiro vjetore prej 751 milionë lekësh, që e ka pozicionuar me afërsisht 2% të tregut. “Vodafone” zë vendin e parë në treg edhe për sa i takon përdorimit të shërbimeve, me 51% të trafikur të thirrjeve dalëse dhe të mesazheve të shkruara.

Në këtë renditje, “AMC” zë një pjesë tregu pak më të lartë, me 37%, ndërsa vijon “Eagle Mobile” me 10% dhe “Plus” me 2%. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>