Internet

VMware lehtëson shitjet me shumicë në cloud

Feb 10 2012
0 Shpërndarje
VMware lehtëson shitjet me shumicë në cloud

Kompania VMware ka paraqitur një platformë të re softueri që lehtëson shitjen me shumicë të shërbimeve në infrastrukturën cloud për ofruesit e këtyre shërbimeve.

Cloud Integration Manager në mënyrë automatike realizon shumë detyra që deri tani është dashur të kryenin manualisht me platformat tjera të VMware, si softueri menaxhues vCloud Director; shërbimet e virtualizimit me vSphere; softueri për siguri vShield Edge, dhe faturimi me vCenter Chargeback Manager.

Produkti i ri vjen me ndërfaqe të përdoruesit ku këta mund të zgjedhin se cilat shërbime dëshirojnë ti vënë në dispozicion për konsumatorët biznesor.

Ofruesi i shërbimeve cloud mund të kufizoj se sa kapacitet cloud secili nga rishitësit mund të shet që të mbroj cloud nga mbishfrytëzimi.

Cloud Integration Manager do të jetë në dispozicion në fund të çerekut të parë të vitit, derisa do të demonstrohet javën e ardhshëm në VMware Partner Exchange në Las Vegas.

VMware gjithashtu ka njoftuar që programi për partnerët e tyre është rritur në 94 ofrues të certifikuar që ofrojnë shërbimet VMware vCloud Data Centers ose vCloud Powered.

 

Lajmet e fundit>